Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Avni Dehari, ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Lëvizjen Arbëria, lëvizjen e re politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Me rastin e emërimit të Azem Deharit si Koordinator për Norvegji, Avni Dehari ka reaguar publikisht me një koment urimi:
“Urime, Azem dhe suksese në veprimtarinë e Lëvizjes Arbëria!”
Crispy
Për më tepër, deputeti Dehari e ka shpërndarë postimin zyrtar të emërimit, duke dhënë sinjal të qartë të përkrahjes për këtë lëvizje që po rritet me shpejtësi.
Kjo mbështetje vjen si një sinjal domethënës i afrimit të faktorit politik shqiptar në rajon, për një qëllim të përbashkët – forcimin e zërit shqiptar dhe ndërtimin e një Arbërie të bashkuar.
Lëvizja Arbëria, që tashmë është duke u konsoliduar si alternativë e re në Maqedoninë e Veriut, ka nisur edhe zgjerimin në diasporë. Me angazhimin e Azem Deharit në Norvegji, ajo po synon të fuqizojë lidhjen me mërgatën shqiptare dhe ta përfshijë atë aktivisht në rrugëtimin e saj politik.