Bujar Osmani kandidon për kryetar të Çairit: Koha për ndryshim të vërtetë

Shkup, 22 Korrik 2025 – Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zyrtarizuar sot kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Çairit. Vendimi, siç shprehet ai, ka ardhur pas konsultimesh të gjera dhe reflektimi të thellë, si dhe në bashkëpunim me bashkëpunëtorët dhe përkrahësit e tij të afërt.

“Pas shumë konsultimesh dhe një reflektimi serioz, vendimin e morëm së bashku me njerëzit që më qëndrojnë afër, ta ofroj përkushtimin tim dhe ta kërkoj besimin për ta udhëhequr komunën tonë”, u shpreh Osmani.

Ai theksoi se kandidimi i tij nuk ka të bëjë me një funksion të thjeshtë politik, por me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj komunitetit ku është rritur dhe jeton. Në deklaratën e tij, Osmani vuri në pah nevojën për “ndryshime të vërteta, të thella dhe njerëzore” në Çair, duke kritikuar gjendjen aktuale në komunë.

“Qytetarët e Çairit nuk e meritojnë të jetojnë në kushte të mjerueshme dhe të pasigurta, nuk meritojnë të injorohen e të nënçmohen”, u shpreh ai, duke shtuar se synon ta rikthejë dinjitetin e komunës dhe të hapë një “faqe të re me një derë që kurrë nuk do të mbyllet për qytetarët”.

Osmani tha se për të, kjo është një sfidë personale dhe politike njëkohësisht, që lidhet me të ardhmen e fëmijëve dhe gjeneratave të reja në Çair. Ai shprehu falënderim për përkrahjen e marrë deri tani nga qytetarët, strukturat partiake dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Çairi e pret ndryshimin dhe atë do e sjellim!”, përfundoi Osmani, duke nisur kështu zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Christopher Hill dëshmon sot në Hagë për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, do të dëshmojë të hënën në Gjykatën Speciale të Hagës. Siç ka mësuar...

Myftiu i Korçës kundër ligjit për barazinë gjinore: Imponim nga BE-ja, jo nevojë e shoqërisë

Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka shprehur shqetësimin e komuniteteve fetare lidhur me projektligjin e fundit ku u votuan termat “barazi gjinore” dhe “diskriminim”. Sipas...

Anketë shqetësuese: 46.5% e të rinjve në Maqedoninë e Veriut nuk besojnë më në anëtarësimin në BE!

Shumica e të rinjve në Maqedoni e shohin pozitivisht Bashkimin Evropian, por gati gjysma nuk besojnë se vendi ndonjëherë do të bëhet anëtar të...

“Poshtë Izet Mexhiti, poshtë Izet Mexhiti ”/ Sokol Haliti: Nuk e jep verdiktin VLEN-i nga Maqedonia në Viti (VIDEO)

Me thirrjet nga sheshi i Vitisë, “Poshtë Izet Mexhiti, poshtë Izet Mexhiti” kandidati i LDK-së Sokol Haliti që ka fituar në Viti për zgjedhjet...

Pendarovski: Maqedonia po ngec në rrugën drejt BE-së për shkak të mungesës së vullnetit politik

Instituti për Gjeopolitikë, Ekonomi dhe Siguri (IGES) në Sarajevë priti ish-presidentin e Maqedonisë, Stevo Pendarovski, i cili mbajti një ligjëratë dhe mori pjesë si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu