“Shembull i solidaritetit”, Osmani falënderon Katarin për ndihmën ndaj invalidëve të luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin e Shtetit të Katarit për Kosovën, Jabor Ali Hussein Al Haëashela Al Dosari, me të cilin diskutoi mbi avancimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy shteteve.

Presidenca njoftoi se në takim u rikonfirmua partneriteti i shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Katarit, si dhe u diskutuan mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

“Në fokus të takimit ishte falënderimi i veçantë i Presidentes Osmani për mbështetjen konkrete të ofruar nga Katari për sigurimin e protezave për invalidët e luftës, një iniciativë që po realizohet nëpërmjet angazhimit të Presidentes dhe mbështetjes së institucioneve partnere në Katar.

Presidentja e vlerësoi këtë hap si një shembull kuptimplotë të solidaritetit dhe humanizmit që forcon lidhjet midis dy popujve.

Presidentja Osmani dhe Ambasadori Al Dosari shprehën vullnetin për t`i forcuar edhe më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve.”, thuhet në njoftim./21Media

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SKANDALOZE: Kuadri i VLEN-it nënshkruan marrëveshje me “Republikën Srpska”

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditët e fundit në Shkup. Nehat Mustafa, kuadër shqiptar i koalicionit qeveritar VLEN, në cilësinë e drejtorit të...

Kur Meidani nga Tirana apelonte për mençuri dhe largpamësi në Rambuje

Albanian Post ka arritur të sigurojë letrën që Meidani u pati dërguar delegatëve shqiptarë të Kosovës në Rambuje, me detajet tepër largpamëse për kohën Në...

Pakënaqësi në LD për listën e VLEN në Shkup: “Bastioni ynë, por të tjerët përfitojnë”

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e listës së kandidatëve të koalicionit VLEN për Qytetin e Shkupit, e cila ka ndezur debate dhe...

Bujar Bajrami shpërthen pas deklaratës së Kasamit: Nacionalizmi nuk është turp, është vlerë hyjnore!

Shkup - Deklarata e kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, para liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka ndezur debat në opinion. Kasami tha se...

Bekim Sali: Çairi po ndryshon!

Deputeti Bekim Sali, ka njoftuar se së bashku me kandidatin e VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, kanë filluar njërin nga projektet më...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu