Në Shkup dhe disa qytete tjera temperatura deri 41 gradë, nesër deri 42 gradë

Temperatura më e lartë prej 41 gradëve është matur sot në Shkup-Petrovec, Veles, Kavadar dhe Dmeir Kapi, përderisa 40 gradë janë matur në Zajçev Rid në Shkup dhe në Gjevgjeli. Siç informojnë nga DPHM, 39 gradë janë matur në Manastir, Shtip dhe Strumicë, 38 në Tetovë dhe në Vinicë, 37 në Prilep, 36 në Kriva Pallankë, 35 në Ohër dhe Pretor, 34 në Berovë, 31 në Krushevë dhe në Hanet e Amvrovës, 30 në Llazaropole dhe 26 në Kodër të Diellit.

Deri në fund të ditës moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor. Gjatë natës do të mbisundojë mot i kthejllët dhe kryesisht i qetë.

Moti nesër do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa në pjesët perëndimore përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 21, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 35 deri 42 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 41 gradë.

Nën ndikim të valës së nxehtë nga jugu, deri të shtunën (26 korrik) moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Temperatura e ditës çdokund do të jetë mbi mesataren për muajin korrik, informojnë nga DPHM

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu