Denion Meidani në qendër të sulmeve në TikTok – BDI dhe ASH në mbrojtje të ambasadorit shqiptar

jë valë reagimesh të ashpra politike ka shpërthyer pas linçimit publik të ambasadorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, ku disa faqe po e shpallin “tradhtar të kombit”.

Fushata u përforcua pas disa lëvizjeve diplomatike dhe politike në rajon, të cilat u komentuan gjerësisht në opinion publik. Një nga faqet më aktive në këtë linçim është ajo me emrin “Ndërgjegja”, e cila sipas burimeve operative, dyshohet se menaxhohet nga persona të afërt me koalicionin opozitar VLEN. Kjo faqe, si dhe të ngjashme me të, akuzohet për promovim të figurave politike të VLEN-it dhe sulme të vazhdueshme ndaj oponentëve të tyre.

Reagimi i parë politik erdhi nga Faton Ahmeti, sekretar i përgjithshëm i BDI-së, i cili publikisht deklaroi:

“U pengon Edi Rama dhe Denion Meidani, mirëpo me entuziazëm promovojnë donacionin nga Serbia. Turpi ka emër!”

Ahmeti nënkuptoi një hipokrizi të theksuar në qëndrimet e partive opozitare, të cilat, sipas tij, kritikojnë Tiranën por përqafojnë me lehtësi ndihma dhe marrëveshje me Serbinë.

Në të njëjtën linjë kritike, por me theks në pasojat gjeopolitike dhe etike, reagoi edhe Blerand Ramadani, sekretar gjeneral i Aleancës për Shqiptarët (ASH), parti pjesë e koalicionit VLEN. Ai theksoi:

“Nuk është politikë të fyesh Tiranën ndërsa i shtrëngon dorën Beogradit për interesa të ngushta. Është farsë që rrezikon të ardhmen euroatlantike të vendit dhe dinjitetin tonë kolektiv.”

Polemikat vijnë në një moment të ndjeshëm politik. Megjithëse deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup apo nga vetë ambasadori Meidani, fushata kundër tij dhe përplasjet ndërpartiake pritet të jenë pjesë e debatit të ashpër publik në ditët në vijim. Flaka

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

Gjatë këtij viti janë regjistruar 36 raste të vdekjes së foshnjave të porsalindura dhe fëmijëve

Gazetare: Linda Ebibi Ademi Gjatë këtij viti janë regjistruar 36 raste të vdekjes së foshnjave të porsalindura dhe fëmijëve. Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë vetëm për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu