Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime në Evropë/ Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë

Shërbimet britanike të sigurisë kanë zbuluar një rrjet të gjerë spiunësh rusë dhe njësi të inteligjencës ushtarake të përfshira në një fushatë disa-vjeçare sulmesh kibernetike, zjarrvëniesh dhe sabotimesh në Britani dhe në Evropë.

Në mesin e të sanksionuarve janë edhe agjentë që në vitin 2013 kishin vënë në shënjestër llogaritë e emailit të Yulia Skripal, vajza e ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal — pesë vite para se të dy pothuajse vriteshin në sulmin famëkeq me agjent nervor në Salisbury. Në total, janë sanksionuar 18 oficerë të inteligjencës ushtarake ruse (GRU) dhe tre njësi të specializuara të këtij shërbimi.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy deklaroi se “spiunët e GRU-së po udhëheqin një fushatë për destabilizimin e Evropës, për të minuar sovranitetin e Ukrainës dhe për të rrezikuar sigurinë e qytetarëve britanikë”.

Ai shtoi se Rusia ka shënjestruar gjithashtu mediat, ofruesit e telekomunikacionit, infrastrukturën energjetike dhe institucionet politike e demokratike, sipas The Times.

Këtë muaj, tre persona u shpallën fajtorë për një sulm dhe zjarrvënie ndaj një biznesi në Londër të lidhur me Ukrainën, që sipas policisë ishte kryer me urdhër të grupit mercenar Wagner.

Ministria e Jashtme britanike tha se njësitë e sanksionuara të GRU-së kanë “aftësi të njohura kibernetike”.

Ato përfshijnë Njësinë 26165 dhe 74455, të cilat përfaqësojnë një kapacitet të avancuar për operacione kibernetike me qëllime ushtarake dhe politike, si dhe Njësinë 29155, e njohur si Qendra e Trajnimit Specialistik 161, që kryen operacione kundër Ukrainës, partnerëve evropianë dhe aleatëve të NATO-s.

Disa nga sulmet e dokumentuara përfshijnë:

Një sulm kibernetik ndaj qeverisë së Estonisë në vitin 2020;

Ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të Francës në vitin 2017;

Sulme ndaj Lojërave Olimpike të Parisit 2024;

Ndihmë për goditjet me raketa ndaj qytetit ukrainas Mariupol, përfshirë atë ndaj teatrit ku u vranë qindra civilë, përfshirë fëmijë.

Në Britani, Rusia akuzohet gjithashtu për ndërhyrje në institucionet demokratike, furnizimin me energji dhe sektorët e komunikimit.

Qendra Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, pjesë e GCHQ-së, zbuloi gjithashtu se grupi APT28 (i njohur si “Fancy Bear”), pjesë e GRU-së, ka përdorur programe të reja të dëmshme për të spiunuar përmes llogarive të email-it të viktimave.

Moska i ka mohuar të gjitha akuzat, duke i cilësuar si të motivuara politikisht dhe duke pohuar se Rusia nuk përbën kërcënim për Britaninë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandal politik në Tetovë: Adnan Azizi i kërkon falje Mickoskit – “Nuk e përsëris më”!

TetovaSot sipas burimeve të saja zbulon se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është detyruar t’i kërkojë falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski,...

LAJMI I FUNDIT: Deklaratë e sapolëshuar nga Ambasada Amerikane: Amerika e prishë alancën me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë...

“Serbia më afër familjeve shqiptare me aminin e Bujare Abazit”

Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e 65-të të kryesuar nga kryetarja e KKV-së, znj. Bujare Abazi,...

Netanyahu konfirmon se “nuk do të ketë” shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nuk do të ketë shtet palestinez, gjatë një ceremonie të rëndësishme nënshkrimi për projektin e kolonizimit...

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Një llogari në Instagram ka publikuar një foto ku pretendohet se këngëtarja Elvana Gjata ka shtuar në “Favorites” një video të lidhur me Flori...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu