Sela: Asnjë gërmë nga programi i VLEN në programin qeveritar – Ministrinë për Komunitete e drejton një serb me lidhje me Putinin dhe Vullinin

Në një deklaratë të ashpër publike, Ziadin Sela ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale të përbërë nga koalicioni VLEN dhe VMRO-DPMNE, duke e cilësuar atë si “qeveri antishqiptare”. Ai ka vënë në dukje se programi qeveritar, i cili u votua ditën e formimit të qeverisë, nuk përmban asnjë premtim të dhënë për shqiptarët gjatë fushatës zgjedhore.

“Çfarë po ndodh sot është e pashembullt. Kemi për herë të parë një zëvendëskryeministër dhe ministër për marrëdhënie ndërmjet komuniteteve, i cili vjen nga një komitet serb që nuk përfaqëson as 1% të popullsisë së Maqedonisë së Veriut,” u shpreh Sela.

Ai shtoi se ky pozicion, tradicionalisht i udhëhequr nga shqiptarët përmes Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit, tani i është dorëzuar një personi të afërt me Beogradin dhe Moskën. “Ky është një individ i afërt me Vuçiçin, që solli Dodiqin në Shkup, dhe që ka lidhje të vazhdueshme me Vullinin dhe Putinin,” theksoi ai.

Ziadin Sela akuzoi drejtuesit e koalicionit VLEN se kanë votuar një qeveri që injoron tërësisht interesat shqiptare. “Asnjë gërmë nga premtimet për shqiptarët nuk është përfshirë në programin qeveritar. Dhe sot, kur largohen nga qeveria, dalin e fajësojnë të tjerët, pa pranuar arsyen e vërtetë pse u larguan,” tha Sela.

Sipas tij, fajësimi i të tjerëve është rruga më e lehtë, por realiteti është i qartë: “Kjo është një qeveri e ndërtuar mbi mashtrime, e votuar nga ju bashkë me ministrat tuaj. Dhe sot, për herë të parë, në vend të shqiptarëve, në pozicionet kyçe futen njerëz të linjave serbo-ruse!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu