Presidenti rus: Ekziston mundësia që Uashingtoni dhe Moska të rifillojnë komunikimin!

Presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi se ekziston mundësia që SHBA dhe Rusia të rifillojnë komunikimin, me kusht që publiku në SHBA të kuptojë se bota po ndryshon dhe se duhet të mësohet me këtë fakt.

“Nëse kuptohet se bota po ndryshon në rrethana objektive dhe se duhet përshtatur me të, duke shfrytëzuar avantazhet që ka SHBA-ja, ndoshta diçka do të ndryshojë”, tha Putin në një intervistë të zhvilluar më herët.

Gjithashtu ka sjellë në vëmendje disa nga marrëdhëniet me ish-presidentët e mëparshëm, duke thënë se “ka pasur komunikim të mirë me disa ish-presidentë amerikanë”.

“Kam pasur një marrëdhënie të mirë me Bush Jr., i cili shihej nga të gjithë si një djalë fshatar që gjoja nuk kupton shumë, por nuk është kështu. E kuptonte se çfarë po bënte. Unë kam pasur një marrëdhënie të tillë me Donald Trump. Nuk bëhet fjalë nëse do të pëlqejmë njëri-tjetrin si personalitete, por për të përafruar pikëpamjet. Nëse ideja e dominimit me çdo kusht vazhdon të jetë në publikun amerikan, asgjë nuk do të ndryshojë”, tha Trump.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

Qytetarët kritikojnë rritjen e çmimit të rrymës, shqetësime për faturat e larta

Qytetarët reagojnë me shqetësim ndaj rritjes së çmimit të rrymës. Disa shprehin frikë për faturat e larta dhe vështirësi në ngrohje, të tjerët kritikojnë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu