Sela thërret Kongres: Më 18 shkurt shkarkimi i Taravarit

Kryetari i Kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela theksoi se kuvendi i sotëm ka vendosur për shkarkimin e kryetarit të partisë, Arben Taravari.

“Kuvendi i partisë me propozim të shumicës së kuvendarëve propozoi inicativën për shkarkimin e kryetarit, që do të bëhet përmes kongresit partiak”, theksoi Sela.

Sipas tij, Kuvendi me 106 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim mori inicaitivë për shkarkimin e kryetarit, ashtu siç parasheh statuti i partisë.

“Një vendim tjetër pas kësaj është thirrja e kongresit, që u thirr nga ana e kuvendit për kongres të jashtëzakonshëm ku duhet të marrë formë shkarkimi i kryetarit të partisë”, theksoi Sela.

“Më datë 18 shkurt do të mbahet kongresi i partisë dhe aty do t’i jepet formë shkarkimit të partisë, Arben Taravari. Ai po ashtu tha se me shumë gjasa Aleanca për Shqiptarët do të shkojë e vetme në zgjedhje”, deklaroi Sela.

Por, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se përpjekjet e BDI-së dhe skenaristit Grubi për defokusim dështuan.

“Kauza jonë është Ndryshimi! Përpjekjet e BDI-së dhe skenaristit Grubi për të na defokusuar tek kinse “e kujt është partia” janë të dështuara. Prej sot nuk merremi më me këtë gjë. Kushdo që ka ankesa le t’i drejtohet Gjykatës. Kauza Jonë është Ndryshimi që Ka Nis! 8 maji afron çdo ditë e më shumë!”, ka shkruar Taravari. (INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

• Kroaci: Trofeu i kampionatit “në pritje” në autostradë – Presidenti i Federatës gati për çdo skenar!

E rrallë në Kroaci Trofeu i kampionatit pritet në autostradë – Presidenti i Federatës gati për çdo skenar! Një situatë unike po ndodh në futbollin...

Klajdi Musabelliu dhe Loredana Brati i qojnë “selam” Elvana Gjatës

Klajdi Musabelliu dhe Loredana Brati, dy nga ish-banorët e “Big Brother VIP Albania”, duket se po e vazhdojnë miqësinë e tyre edhe jashtë shtëpisë...

Erdogan: Nuk kam ndërmend të kandidoj përsëri për president

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se nuk ka ndërmend të kandidojë përsëri për president, duke shtuar se vendi ka nevojë për një kushtetutë...

“Déjà Vu” – Njëjtë si një vit më parë, Taravari thërret Kuvend Partie “sot për nesër”

Në një veprim që përkujton skenarin e një viti më parë, kryetari i njërës pjesë të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka njoftuar sot...

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa zyrtarisht nën hetim nga SPAK, u sekuestrohet një apartament dhe i shtohet një akuzë

Prokuroria e Posaçme ka marrë zyrtarisht nën hetim kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa. SPAK thotë se pas kryerjes së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu