Eurothink: Raporti i BE-së paralajmëron – Rreziku nga ndikimi rus dhe “bota serbe”, nacionalizmi përpara drejtësisë; Maqedonia e Veriut po rrëshqet nga rruga evropiane

Fokusimi te çështjet e identitetit dhe jo te reformat thelbësore po pengon integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, vlerëson Dimitar Nikollovski nga organizata “Eurothink”, në një intervistë për shortcast-in e Institutit për Media dhe Analitikë (IMA). Ai komenton Raportin më të fundit të Parlamentit Evropian, të cilin e cilëson si kritik dhe mjaft negativ ndaj të dy qeverive – asaj të kaluar dhe të tashmes.

Sipas Nikollovskit, vëmendja e publikut dhe politikës është përqendruar te identiteti dhe gjuha maqedonase, ndërsa çështjet kyçe si korrupsioni, reformat, sundimi i ligjit dhe siguria kombëtare mbeten në hije.

“Ne jetojmë në një ‘zeitgeist’ ku çështjet me Bullgarinë dhe mosndryshimi i Kushtetutës dominojnë debatin publik, ndërkohë që raporti i PE-së sjell kritika të forta që po shpërfillen,” tha Nikollovski.

Regres në luftën kundër korrupsionit
Ai thekson se raporti i PE-së evidenton regres të qartë në luftën kundër korrupsionit – një ndër zotimet kryesore të qeverisë aktuale gjatë fushatës.

“Nuk shohim rezultate konkrete. Premtimet nuk janë përmbushur dhe thjesht nuk po ndodh asnjë përparim,” thekson ai.

Dezinformata dhe ndikim rus
Nikollovski ngre alarmin edhe për rrezikun e ndikimeve të huaja, sidomos të Rusisë dhe të ashtuquajturës “botë serbe”, që po promovohen nga disa zyrtarë të lartë në vend. Ai përmend shembullin e një zëvendëskryeministri që ka lavdëruar publikisht Putinin dhe ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë, si dhe pjesëmarrjen e autoriteteve vendore në ngjarje me karakter nostalgjik ndaj sundimit serb.

“Kjo është e rrezikshme. Kemi përkujtime publike që promovojnë një narrativë të huaj dhe të rrezikshme, me pjesëmarrjen aktive të përfaqësuesve të qeverisë,” shprehet Nikollovski.

Pasiguri në sektorin e inteligjencës
Ai shpreh shqetësim për zhvillimet në sektorin e sigurisë dhe inteligjencës, përfshirë planet për bashkimin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ASK) dhe Agjencisë së Inteligjencës (AI), si dhe emërimin e diskutueshëm të drejtorit të ri të ASK-së.

“Kemi një përqendrim të rrezikshëm të pushtetit dhe një erozion të institucioneve të pavarura,” paralajmëron ai.

Integrimi evropian në rrezik
Duke krahasuar situatën aktuale me periudhën pas vetos së NATO-s në vitin 2009, Nikollovski thotë se vendi po rrëshqet në një krizë të ngjashme me rrezik të lartë për regres demokratik.

“Po shohim një valë anti-evropiane në internet, një narrativë të egër pro-ruse dhe një gjueti të ‘tradhtarëve’. Ky është një sinjal shumë shqetësues për të ardhmen tonë evropiane,” përfundon ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Robert Mileski mbështet Mendi Qyrën: Projektet tona do të realizohen me Qyrën

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Robert Mileski, përmes një statusi publik në rrjetet sociale, ka njoftuar se mbështet kandidatin tjetër...

Helmohen më shumë se 40 qen endacak në Kërçovë, reagojnë aktivistët për mbrojtjen e kafshëve

Më shumë se 40 qenve endacakë, disa prej të cilëve janë gjetur pranë shkollës fillore “Sande Shtërjoski” në Kërçovë janë helmuar. Aktivistët kanë paralajmëruar se...

Kurti i “përjashtoi” nga lista për qeverinë e re Bislimin, Nagavcin e Hajdarin

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit Kosovës, formimi i Qeverisë Kurti 3 nuk mori votat e mjaftueshme. Kështu koalicioni parazgjedhor Vetëvendosje–Guxo–Alternativa nuk...

Rama: Kosova duhet t’ia lërë topin në derë Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për Dojçe Vele (DW) ka thënë se Kosova duhet të përmbushë në mënyrë uniterale të gjitha...

Haqim Ramadani: S’e jap komunën për asnjë çmim, do ta mbroj çdo banorë të komunës

“Kam punuar 17 vite në Komunën e Bërvenicës – një komunë multietnike, ku jetojnë e veprojnë qytetarë të të gjitha komuniteteve. Të gjithë ata që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu