PPK-ja dorëzon armët si hap drejt përfundimit të konfliktit në Turqi

Pas 40 vjetësh të konfliktit kundër shtetit turk, grupi militant Partia Popullore e Kurdistanit (PKK) do të mbajë një ceremoni të premten për të shënuar hapin e parë drejt dorëzimit të armëve.

Procesi i çarmatimit do të nisë nën masa të rrepta të sigurisë dhe pritet të zgjasë gjithë verën.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka përshëndetur këtë veprim duke e përshkruar si “shkatërrim total dhe hedhje tutje të prangave të përgjakshme që iu vunë këmbëve të vendit tonë”.

Rreth 40.000 njerëz janë vrarë prej nisjes së konfliktit, ndërsa PKK-ja konsiderohet grup terrorist në Turqi, Shtetet e Bashkuara, Mbretëri të Bashkuar dhe Bashkimin Evropian.

Çarmatimi i tij do të ketë ndikim jo vetëm në Turqi, por edhe në Irak, Siri dhe Iran.

Një grup i vogël i anëtarëve të PKK-së do t’i dorëzojë simbolikisht armët në rajonin irakian të Kurdistanit, për t’u kthyer më pas në bazë.

Përmes një videoje, lideri i burgosur i PKK-së, Abdullah Ocalan, ka thënë se ky ka qenë “tranzicion vullnetar nga faza e konfliktit të armatosur në fazën e politikës demokratike dhe ligjit”. Ai është mbajtur në qeli në një burg në ishullin e vogël Imrali, në jugperëndim të Stambollit, prej vitit 1999.

Ky nuk është tentimi i parë për paqe në mes të Turqisë dhe këtij grupi, mirëpo ky veprim konsiderohet shpresa më e madhe që grupi i armatosur prej vitit 1984, do t’i japë fund kësaj qasjeje.

Fillimisht si grup marksist, PKK-ja i ka kapur armët në duar me thirrjet për shtet të pavarur brenda Turqisë.

Në vitet ’90, ata kanë kërkuar më shumë autonomi për kurdët, të cilët përbëjnë 20 për qind të popullsisë./REL/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Konjufca propozohet për mandatar për kryeministër

Glauk Konjufca është propozuar për mandatar për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje e cila ka mbledhur sot Këshillin e Përgjithshëm. Konjufca është propozuar pasi...

Ramis Aliu: Fitorja e bashkimit dhe e shpresës në Dollnen

Ramis Aliu: “Një zë i fuqishëm i popullit u dëgjua – vendosi drejtësia, vendosi e bardha ndaj të zezës” Pas përfundimit të procesit zgjedhor në...

Pse u bë Kërçova ‘Kičevo’?

Nëse në prapaskena nuk la mjet pa përdorur vetëm e vetëm që ta ndihmonte VMRO-DPMNE-në, VLEN-i nuk pati këllqe për të kremtuar bashkë me...

“Nusja” feston edhe me shqiponjë, në kërcovë do të kete bashkëjetesë me Jovanoskin!

Bashkëshortja e kryetarit të ri të Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, dërgon mesazh bashkëjetese me një foto simbolike Pas fitores së kandidatit të VMRO-DPMNE-së në Kërçovë, Aleksandar...

Shaqiri kundër opinionit publik: “Ata që kanë luftuar s’mund të quhen tradhtarë”

“Mos i quani tradhtarë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend” Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha reagoi ashpër ndaj akuzave kundër Fatmir Limanit, duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu