Maksuti: Populli nuk kërkon fjalë, kërkon rezultate, ditë të mira po vijnë!

Kur ish bashkpartiakët e djeshëm bërtasin për barazi sot, është koha të flasim me fakte.

Veq ju lutem mjaft më me hipokrizi, që fyen çdo mendje të ndershme.

– Advertisement –

Mos e luani viktimën. Ju njohim. Nëse përfaqësimi ishte kaq i rëndësishëm për ju, ku ishit për 9 vite në Drejtorinë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale?! Keni ndonjë informacion për përfaqësimin shqiptar në kuadër të kësaj Drejtorie?! Doni t’jua them unë?! Mos e luani viktimën, aman.

Miq,

Në një kohë kur të tjerët përpiqen të shtrembërojnë narrativën, ndjej përgjegjësinë të ndaj faktet me opinionin publik. Si zëvendësdrejtor në këtë drejtori, jam dëshmitar i padrejtësive të kahershme që janë bërë ndaj shqiptarëve në këtë drejtori, dhe jam po ashtu pjesë e përpjekjeve për t’i çrrënjosur ato një herë e mirë.

Sot, BDI del me kritika për përfaqësimin e dobët të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Por faktet flasin ndryshe, sidomos në këtë drejtori, ku për 9 vite me radhë, sa kohë që kishin zëvendësdrejtorin e vet, nga gjithsej 60 të punësuar, vetëm 3 janë shqiptarë, dhe ata të punësuar përmes agjencive të jashtme me KONTRATA pune.

Zero shqiptarë me vendim të rregullt pune.
Zero shqiptarë me status të rregulluar.
Zero shqiptarë në pozita drejtuese.

Ky është realiteti, fatkeqësisht.

Por këtij realiteti po i vjen fundi. Pas vetëm 9 muajsh angazhim të VLEN në këtë drejtori, janë ndërmarrë hapa konkretë për të ndërtuar një përfaqësim të denjë dhe të merituar për shqiptarët. E di që nuk do të jetë e lehtë, sepse kemi të bëjmë me dekada shpërfilljeje dhe përjashtimi sistematik nga ata që sot po shfaqen si “mbrojtës” të barazisë.

Jam krenar që sot jo vetëm mund të flas me fakte, por edhe të kontribuoj drejtpërdrejt në ndërtimin e një drejtësie më të madhe, një përfaqësimi më të drejtë dhe një qasje më gjithëpërfshirëse për shqiptarët në këtë institucion. Hap pas hapi, po ecim në drejtimin e duhur, si në aspektin e përfaqësimit, ashtu edhe në të gjitha aspektet e tjera.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu