“Suksesi i parë” i zv.ministrit Albrim Hoxha: Deshqiptarizim në Ministrinë e Bujqësisë – nga konkursi i fundit: 10 maqedonas, 0 shqiptarë

Konkursi i fundit i shpallur nga Ministria e Bujqësisë ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik, pasi nga të gjithë të emëruarit – këshilltarë shtetërorë, udhëheqës sektorësh, drejtorë njësish dhe këshilltarë të zakonshëm – asnjë nuk është shqiptar. Rezultati i këtij procesi: 10 të emëruar, 0 shqiptarë.

Ky fakt po cilësohet si një tjetër dëshmi për atë që perceptohet si përjashtim sistematik i shqiptarëve nga institucionet publike. Sipas kritikëve, qeveria aktuale po ndjek një agjendë të rrezikshme që synon të zbehë rolin e shqiptarëve si faktor shtetformues në Maqedoninë e Veriut.

Akuzat për diskriminim institucional janë shtuar në muajt e fundit, sidomos pas vendimeve të ndryshme administrative dhe veprimeve të institucioneve si Gjykata Kushtetuese, e cila – sipas vëzhguesve – ka filluar të cenojë themelet e Marrëveshjes së Ohrit, një dokument kyç për balancimin ndëretnik në vend.

Përveç përjashtimit nga pozitat drejtuese, janë përmendur edhe përpjekje për të shfuqizuar përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, për të eliminuar bilingualizmin në institucione dhe për të mohuar të drejtën e vetëdeklarimit etnik.

Aktualisht, përfaqësimi shqiptar në disa institucione është reduktuar në simbolikë, ndërsa pozicionet kyçe po zëvendësohen nga kuadro që nuk përfaqësojnë realitetin multietnik të vendit. Kjo situatë ka nxitur thirrje për kthim të vëmendjes tek barazia, përfaqësimi dhe respektimi i marrëveshjeve ndëretnike – si një nga shtyllat kryesore për stabilitetin dhe integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Ajo që ka habitur më shumë është heshtja e plotë nga zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, i cili deri më tani nuk ka dhënë asnjë prononcim publik, sqarim apo qëndrim për këtë përjashtim të qartë të shqiptarëve nga strukturat drejtuese në dikasterin ku ai mban post drejtues.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu