Ngjela për Vuçiqin: Jeton në mesjetë – Kosova nuk është më ëndërr serbe

Tiranë, 6 Korrik 2025 – Avokati dhe analisti i njohur shqiptar, Spartak Ngjela, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili përsëriti qëndrimin e vjetër nacionalist se “Kosova është territor i Serbisë”.

Përmes një postimi në Facebook, Ngjela ironizoi me këtë pretendim të Vuçiqit, duke e cilësuar “të dalë jashtë kohës dhe hapësirës”, dhe e krahasoi me disa skenare historikisht absurde.

“Është njësoj sikur Stambolli të thoshte që Serbia është territor i Turqisë, sepse ka qenë e pushtuar në mesjetë. Apo Anglia të thoshte se Amerika e Veriut është tokë britanike. Edhe Portugalia mund të pretendonte Brazilin si territor të saj vetëm pse flitet portugalisht atje”, shkroi Ngjela.

Ai theksoi se Kosova është një realitet i pamohueshëm, ku aktualisht jetojnë mbi 2 milionë shqiptarë, dhe deklarata të tilla të Vuçiqit janë shprehje e miopisë politike dhe pasionit të verbër nacionalist.

Ngjela: Shqipëria ka tre shtete jashtë kufirit me shumicë shqiptare
Në përfundim të reagimit të tij, Ngjela solli në vëmendje faktin se shqiptarët përbëjnë shumicë në disa rajone përtej kufijve të Shqipërisë, duke përmendur:

Kosovën

Maqedoninë e Veriut

Çamërinë

“Shqipëria sot ka jashtë saj tre shtete normalë me nga 2 milionë shqiptarë secili. Ky është realiteti që askush nuk mund ta mohojë, përveç atyre që jetojnë ende në mitet e shekullit XIX”, u shpreh ai.

Ky reagim i Ngjelës vjen në një kohë të tensionuar në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, me deklarata gjithnjë e më të ashpra nga lidershipi serb për çështjen e sovranitetit të Kosovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu