Blerim Bexheti: Mickovski po na thotë se votat shqiptare nuk vlejnë dhe se ai do të na i zgjedh kryetarët e komunave

Deputeti i Frontit për Europë, Blerim Bexheti përmes një postimi ka reaguar ndaj kryeministrit Hristjan Mickovski i cili potencoi se votat e VMRO-DPMNE-së do të jenë vendimtare në zgjedhjet lokale se kush do të fitoj në bllokun shqiptarë. Në reagimin etij Bexheti shkruan se Mickovski po na e bën me die se votat e shqiptarëve nuk vlejnë dhe se ai do të na i zgjedhë kryetarët e komunave ndërsa haron se Maqedonia nuk ështëm pronë private e “vullnetit maqedonas”, por shtëpi e përbashkët e shqiptarëve dhe maqedonasve!, shkruan Top24

Mickoski dhe VMRO përsëri na rikujtojnë se, sipas tyre, vota e shqiptarëve qenka vetëm për dekor dhe nuk vendos asgjë!
Sipas tyre, nuk vendos populli shqiptar e vota e tij se kush do ta përfaqësojë, por vendoska “vullneti i VMRO-së”!
Por ndoshta kanë harruar se ky shtet nuk është pronë private e “vullnetit maqedonas”, por shtëpi e përbashkët e shqiptarëve dhe maqedonasve!
Në tetor, vota shqiptare do t’u kujtojë se populli shqiptar nuk është statist, por protagonist. Përfaqësuesit i zgjedh populli, jo “vullneti i VMRO-së” që zgjedh vasalët e saj!
Më pak mendjemadhësi, më shumë respekt për votën e sovranit se ky shtet nuk mbahet me vullnetin e vetëm një populli, por edhe të shqiptarëve!
Shqiptarët nuk janë dekor. Janë shtyllë e këtij shteti. Dhe këtë do ta mësoni, nëse jo më herët, atëherë në tetor!
Për këtë nuk do mund t’ju ndihmojnë as “puthadorët “ e sojit të Izetit, Bilallit dhe Zekirjait!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu