Dullovi shpërthen ndaj VLEN-it: Me Mickoskin në zemër, me Shqipërinë në shënjestër

Gazetari dhe analisti Lirim Dullovi ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së koalicionit VLEN, pas fyerjeve të bëra në drejtim të ambasadorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Mejdani, dhe më herët edhe ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Në një reagim të publikuar në rrjete sociale, Dullovi thekson me ironi se funksionarët e VLEN-it ndihen krenarë që nuk kanë nevojë për ambasadorin e Shqipërisë, e se janë shndërruar në “shqiptarë të ri”, që kujdesin nuk e kërkojnë nga Tirana, por nga udhëheqësi i tyre i preferuar politik – Hristijan Mickoski.

“Këta nuk janë si shqiptarët e Kosovës – ata janë proamerikanë. As si ata të Shqipërisë – proevropianë. Jo, jo. Këta janë ‘ndryshe’: familjarë, tradicionalë, religjiozë, me opingat në zemër dhe Mickovskin në shpirt”, shkruan ai me sarkazëm.

Dullovi kritikon faktin se përfaqësues të këtij koalicioni kanë sulmuar në mënyrë të turpshme ambasadorin shqiptar, vetëm pse ky i fundit kontribuoi në zgjidhjen e problemit të shkollës shqipe në fshatin Nerovë.

Sipas tij, partneriteti me VMRO-DPMNE-në po shndërrohet në varësi politike, ku edhe kandidaturat “e pavarura” për komunat shqiptare vijnë të dizajnuara nga selia e partisë maqedonase.

Ai përmend edhe përkrahjen që ky koalicion po merr indirekt nga opozita maqedonase LSDM dhe nga partia ZNAM, duke ironizuar se shqiptarët e VLEN-it janë tani pjesë e një përqafimi të ngrohtë politik maqedonas – ku vendimet për shqiptarët, merren pa shqiptarët.

“Nëse ambasadori Mejdani guxon të interesohet për këtë kategori ‘shqiptari të ri’, rrezikon të akuzohet për ndërhyrje në punët e brendshme – të VLEN-it dhe të Mickoskit,” përfundon Dullovi me një mesazh të qartë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kërmijt e politikës!

Ashtu siç ngjiten kërmijt nëpër pemë dhe nëpër vende të ndryshme sot po ngjiten edhe njerëzit e zgjedhur të pushtetit njelloj si kërmijt e...

Taravari: Shqiptarët po shtypen, Mickoski nën kontrollin serb, Kurti nuk u mor me ne (Video)

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka ashpërsuar tonet politike duke deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po shtypen sistematikisht nga politika e qeverisë...

Mexhiti: Pa gratë dhe vajzat, demokracia është gjysmake! Çairi është dhe do mbetet shembull i barazisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mbajti një fjalim frymëzues para forumit të gruas...

Raketat balistike kundër Izraelit shkaktojnë hakmarrje vdekjeprurëse në Jemen

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 86 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në kryeqytetin e Jemenit, Sanaw. Sulmet...

Qeshën me të si i marrë, sot e quajnë hero/ “27 vite me një lopatë: djaloshi që i dha ujë një fshati të tërë”

Nga “Djaloshi që gërmoi fshatin” te hero lokal: historia reale e Shyam Lal Në fshatin e thatë Saja Pahad të Chhattisgarh-ut, Indi, një djalë 15-vjeçar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu