Puntorët me të ardhura të ulta do të marrin vauçerë prej 18.000 denarë

Puntorët me të ardhura mujore të cilët nuk i kalojnë 50.000 denarë do të marrin nga shteti vauçerë për turizëm në vlerë prej 18 mijë denarë. Kështu ka deklaruar sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i cili ka theksuar se planifikojnë të japin 3.555 vauçerë, ndërsa aplikimi për to do të fillojë nga 12 shkurti.

”Kemi vendosur që nga dita e hënë të shpallim thirrjen publike ku të gjithë të punësaurit me të ardhura të ulëta deri në 50.000 denarë të kenë mundësi që të aplikojnë në Ministrin e Ekonomisë për të shfrytëzuar vauçerë për turizëm vendor prej 18.000 denarë, ku janë paraparë që të ndahen diku rrethë 3.500 vauçer për të njëjtën masë” – tha Kreshnik Bekteshi.

Bekteshti shtoi se interesimi për këtë masë ka qenë i lartë që nga vitet e kaluara. Ai theksoi se kjo masë do të shërbejë për të ju ndihmuar qendrave turistike në rritjen e punës edhe jashtë sezonit turistik.

“Kjo masë e njëjtë po realizohet që nga viti 2018, po për shkak të pandemisë e ndërpremë pasi hotelieritë dhe gastronomitë kryesisht ishin të mbyllura gjatë asaj periudhe. Po thuejse janë ndarë mbi 3.000 vauçerë në vitet paraprake për shkak se kemi pasur buxhetin e limituar ka qenë një projekt për të parë edhe interesimin e qytetarëve po edhe të objekteve hotelerike. Duke marrë parasysh interesimin nga vitet paraprake pothueajse të gjithë vauçerët janë të shfrytëzuara”.

Për të marrë pjesë në këtë thirrje publike, aplikantët në Ministrinë e Ekonomisë duhet të dorëzojnë kërkesë të cilën mund të gjejnë në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomisë ose në Arkivin e Ministrisë. Po ashtu duhet të marrin vërtetim nga punëdhënësit për pagën që kanë, vërtetim nga banka për tre muajit e fundit për atë që aplikon dhe anëtarët e familjes që janë mbi 18 vjeç

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Klajdi Musabelliu dhe Loredana Brati i qojnë “selam” Elvana Gjatës

Klajdi Musabelliu dhe Loredana Brati, dy nga ish-banorët e “Big Brother VIP Albania”, duket se po e vazhdojnë miqësinë e tyre edhe jashtë shtëpisë...

Erdogan: Nuk kam ndërmend të kandidoj përsëri për president

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se nuk ka ndërmend të kandidojë përsëri për president, duke shtuar se vendi ka nevojë për një kushtetutë...

“Déjà Vu” – Njëjtë si një vit më parë, Taravari thërret Kuvend Partie “sot për nesër”

Në një veprim që përkujton skenarin e një viti më parë, kryetari i njërës pjesë të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka njoftuar sot...

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa zyrtarisht nën hetim nga SPAK, u sekuestrohet një apartament dhe i shtohet një akuzë

Prokuroria e Posaçme ka marrë zyrtarisht nën hetim kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa. SPAK thotë se pas kryerjes së...

Arianit Xhaferi fiton përballë Sport Vision – Inspektorati detyron dyqanin të respektojë zbritjen e reklamuar

Aktivisti dhe analisti i njohur Arianit Xhaferi ka bërë të ditur sot se ka fituar një ankesë zyrtare ndaj dyqanit Sport Vision në City...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu