Marta Kos: Identiteti maqedonas është tava me fasule, pindxhuri dhe specat e mbushur

Deklarata e eurokomisares për zgjerim dhe integrim, Marta Kos, gjatë samitit të djeshëm në Shkup, ka ngjallur reagime të shumta për mënyrën se si ajo përshkroi identitetin maqedonas.

Në një moment të fjalimit të saj, Kos u përpoq të japë një përkufizim të identitetit përtej debateve politike dhe historike, duke e përqendruar atë në elementet kulturore dhe gastronomike:

“Identiteti maqedonas është edhe tava me fasule, pindxhuri, specat e mbushur, veshjet tradicionale…”

Kjo mënyrë e të shprehurit u përball me kritika në opinionin vendas, ku shumë e panë si një banalizim të temës së ndjeshme të identitetit kombëtar. Në rrjetet sociale, komentues të ndryshëm e cilësuan deklaratën si një përpjekje për të “shmangur thelbin e çështjes”, duke reduktuar një çështje komplekse në ushqim dhe zakone.

Megjithatë, Kos theksoi se qëllimi i saj ishte të nënvizonte vlerën e trashëgimisë kulturore në rrugën drejt Bashkimit Europian, duke theksuar se këto elemente janë pjesë e rëndësishme e mozaikut europian.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur Maqedonia e Veriut përballet me sfida të mëdha në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe në një klimë ku debati për identitetin është veçanërisht i ndezur.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

KËRPUDHË E ZBULUAR NË MURËT E ÇERNOBILIT KA PËSUAR MUTACION PËR TË KONSUMUAR RREZATIMIN BËRTHAMOR!

Kërpudha që ha rrezatimin. Ajo nuk i frikësohet rrezatimit. Ajo e ha. Thellë në rrënojat e braktisura të Çernobilit, shkencëtarët zbuluan një kërpudhë të zezë që...

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

Mladen Žižović, ish-trajneri i Shkupit dhe trajneri aktual i Radnički Kragujevac, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare gjatë një ndeshjeje të kampionatit të Serbisë. Žižović...

Ekskluzive/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në...

Pajaziti: Të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

“Pas çdo fushate mbeten kujtime, emocione dhe mbi të gjitha njerëzit që qëndruan. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush...

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm nga kompani private

Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës,Haqim Ramadani humbi betejen e tij përball kandidatit maqedonas me një rezultat të ngushtë. Përveç kësaj humbjeje Ramadani humbet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu