Fetai: Doktori dhe Pacienti nisën fushatën dorë për dorë

Arben Fetai ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit politike, duke akuzuar drejtuesit e Aleancës për Shqiptarët për tradhti dhe bashkëpunim me strukturat e vjetra politike. Në një deklaratë të fortë, ai shprehet se “Doktori” dhe “Pacienti” janë vënë në shërbim të rehabilitimit të Ali Ahmetit dhe rrjetit të tij 22-vjeçar të hajnisë dhe tradhtisë.

“Doktori dhe Pacienti nisën fushatën dorë për dorë, duke mbështetur rehabilitimin e Aliut dhe gjithë rrjetit të hajnisë dhe tradhtisë 22-vjeçare. Asnjëherë nuk kam pasur dyshimin më të vogël se Doktori është marrë peng nga Aliu,” – shkruan Fetai.

Ai tregon se janë ndërmarrë hapa për të mbrojtur Aleancën nga, siç e quan ai, “kthetrat e Aliut”, duke akuzuar drejtuesit aktualë për një marrëveshje të turpshme që, sipas tij, do të thellohet edhe më tej në ditët në vijim.

“Pas këtij normalizimi të turpshëm të sotëm, hapi i radhës do të jetë edhe më i ulët, edhe më i gërditshëm. Film i vjetër me një aktor të ri,” – shkruan Fetai në reagimin e tij.

Ai gjithashtu i kërkon ndjesë aktivistëve të ASH-së për bashkëpunimin e mëparshëm me lidershipin aktual dhe u bën thirrje që të mos bien pre e “përrallave” për ndarje listash dhe dalje të vetme në zgjedhje:

“U kërkoj falje aktivistëve të ASH-së që u kam shërbyer këtyre dyve. Në të njëjtën kohë, u bëj thirrje atyre që janë mashtruar nga përrallat për lista të ndara dhe dalje të vetëm në zgjedhje, të distancohen nga tradhtarët dhe të refuzojnë çburrnimin.”

Fetai e përmbyll reagimin e tij me një paralajmërim politik:

“Tetori do të jetë VLEN dhe bashkë do të festojmë gjatë tërë Nëntorit të shqiptarëve.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

Haqim Ramadani denoncon skandal: Kryetari i komunës së Jegunovcës transporton njerëz në Tenovë

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka denoncuar përmes Facebook një rast që e quan të papranueshëm dhe skandaloz. Sipas Ramadanit, kryetari...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu