Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar të premten se ka marrë vendim për t’i ndërprerë menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, përderisa shteti fqinj synon që të fillojë me zbatimin e një politike të re tatimore që ka për cak kompanitë e mëdha amerikane të teknologjisë, ka raportuar BBC.

Lëvizja më e fundit, të cilën presidenti amerikan e ka njoftuar në rrjetet sociale, është bërë në kohën kur të dyja vendet kanë qenë duke punuar për të arritur një marrëveshje tregtare deri në mes të muajit korrik.

Si SHBA-ja ashtu dhe Kanadaja, kanë vendosur tarifa ndaj mallrave të njëra-tjetrës, pasi Trumpi kishte nxitur një luftë tregtare disa muaj më parë, si dhe kishte kërcënuar se do ta aneksojë Kanadanë nëpërmjet përdorimit të “forcës ekonomike”.

Të premten, presidenti amerikan është shprehur se po u jepte fund bisedimeve për shkak të asaj që e klasifikoi si “taksë të egër” ndaj kompanive amerikane të teknologjisë, teksa ka shtuar se do të shpallte tarifa të reja për mallrat që kalojnë kufirin brenda javës së ardhshme.

“Ne po i japim fund të gjitha diskutimeve për tregtinë me Kanadanë, me efekt të menjëhershëm”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

“Do ta njoftojmë Kanadanë për tarifat që do të paguajnë për të bërë biznes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda shtatë ditëve të ardhshme”, ka shtuar Trump.

Tek ka folur shkurtimisht para gazetarëve, kryeministri kanadez, Mark Carney, ka sugjeruar se bisedimet do të vazhdojnë.

“Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë këto negociata të ndërlikuara në interesin më të mirë të kanadezëve”, ka thënë ai.

Taksa prej 3 për qind për shërbimet digjitale e Kanadasë ka qenë pikë tensioni në marrëdhëniet e saj me SHBA-në që nga hyrja në fuqi e ligjit vitin e kaluar.

Ndërkaq, pagesat e para janë planifikuar të realizohen javën e ardhshme.

Grupet e biznesit kanë vlerësuar se kjo do t’u kushtojë kompanive amerikane, si Amazon, Apple dhe Google, mbi 2 miliardë dollarë në vit.

Kishte shpresë se marrëdhënia relativisht e ngrohtë që kryeministri i sapozgjedhur Carney kishte krijuar me Trumpin do të ndihmonte në përparimin e negociatave.

Megjithatë, veprimi i fundit i presidentit amerikan hedh dritë mbi një marrëveshje të mundshme, edhe pse Trumpi i ka përdorur shpeshherë kërcënimet në rrjetet sociale për të fituar përparësi në negociata ose për t’i përshpejtuar ato kur i konsideron se kanë ngecur.

Për shembull, ai pati kërcënuar muajin e kaluar me rritje të tarifave për mallrat që vijnë në SHBA nga Bashkimi Evropian, ndonëse ishte tërhequr vetëm disa ditë më vonë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SHBA dhuron 29 automjete të reja të blinduara për Armatën e Maqedonisë

Në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, sot u prezantuan 29 automjete të reja të lehta të blinduara “JLTV” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës....

Kontingjent rezervë i NATO-s vendoset përkohësisht në Kosovë për trajnime ushtarake

KFOR ka njoftuar se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka nisur vendosjen e përkohshme në Kosovë për zhvillimin e një sërë aktivitetesh...

“Izraeli i Madh” ndez Lindjen e Mesme – Netanyahu sfidon hapur botën arabe

Pas deklaratave të Benjamin Netanyahu-t se është “shumë i lidhur” me vizionin e “Izraelit të Madh”, reagimet në rajon shpërthyen për të dënuar mbështetjen...

Policia po e kërkon, Arbenita reagon në rrjete sociale

Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar sot një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj modeles Arbenita Ismajli. Pas publikimit të lajmit, Arbenita është lajmëruar në rrjete sociale, duke...

Dhitë zjarrfikëse: Katalonja aktivizon ushtrinë e pazakontë që po lufton flakët dhe shpëton qytetin

Ndërsa zjarret përshkojnë Evropën Jugore çdo verë, dhe më gjerë, Katalonja (Spanja) dhe konkretisht qyteti i Mataros ka nisur një program pilot mbrojtjeje që,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu