KUDS (AA) – Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se ata donin të vrisnin udhëheqësin iranian Ali Khamenei në sulmet 12-ditore ndaj Iranit, por nuk mundën ta gjenin vendndodhjen e tij, transmeton Anadolu.
Duke folur për kanalin televiziv shtetëror izraelit KAN, Katz në lidhje me Khamenein tha: “Nëse ai do të ishte në fushën tonë të shikimit, do ta eliminonim”.
Ai argumentoi se ushtria izraelite u përpoq shumë për të gjetur Khamenein, por nuk u shfaq “mundësia operacionale”. “Khamenei e kuptoi këtë, shkoi shumë thellë në fshehtësi, ndërpreu kontaktin me komandantët, kështu që në fund nuk ishte realiste”, tha Katz.
“Nuk do ta këshilloja të rrinte i qetë. Ai duhet të marrë një mësim nga i ndjeri Nasrallah, i cili qëndroi në thellësitë e bunkerit për një kohë të gjatë. Do ta këshilloja të bënte të njëjtën gjë”, theksoi ministri izraelit.
Gjatë sulmeve të Izraelit ndaj Iranit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz kërcënuan se do ta vrisnin Khamenein.