Skandal – Prind nga Shkupi denoncon: Dëftesa e nxënësit shqiptar, vetëm në maqedonisht në faqen e parë (FOTO)

Shkup, 26 qershor 2025 – M.I, një prind nga Shkupi, ka reaguar publikisht ndaj një vendimi të ri në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski” në Komunën e Butelit, ku djali i tij – nxënës shqiptar – ka marrë dëftesën përfundimtare me faqen e parë vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa përkthimi në gjuhën shqipe figuron vetëm në faqen e dytë.
“Për herë të parë, për më shumë se 50 vite, nuk ka ndodhur kjo që ka ndodh në kohën e ndryshimit.Nxënësi shqipëtarë, shkolla me shumicë shqipëtarë, dëftesa në gjuhen maqedone. Shkolla “Zhivko Brajkovski” komuna Butel. Turp!”, ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale.
Sipas tij, ky ndryshim është bërë me vendim të drejtoreshës së shkollës, pa ndonjë konsultim me prindërit apo nxënësit.
Ky rast ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe ka hapur debat mbi zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, sidomos në institucionet arsimore ku shqiptarët përbëjnë shumicën e nxënësve.
“Si është e mundur që në një shkollë me shumicë shqiptare, gjuha shqipe të shtyhet në prapavijë? Në vend që të ecim përpara me barazi, po bëjmë hapa mbrapa”, u shpreh një tjetër prind për INA.
Kujtojmë se vitin e kaluar, dëftesat për nxënësit shqiptarë në këtë shkollë ishin të shtypura në të dy gjuhët zyrtare në faqen e parë, ndërsa përshkrimi i suksesit me shkrim ishte vetëm në gjuhën shqipe. Ndërsa këtë vit, ky rend ka ndryshuar në mënyrë të njëanshme. (INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Telekomi i Kosovës mbyll vitin e katërt radhazi me fitim, rreth 10 milionë euro në 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Telekomi i Kosovës ka shënuar vitin e katërt radhazi me fitim vjetor, duke e cilësuar këtë...

“Struga merr ‘dhuratën e Vitit të Ri’: reformatorët kthejnë në pushtet VMRO-në pas dy dekadash!

Strugë – Politika e “ndryshimit” në Strugë u kthye në paradoksin më të madh të viteve të fundit. Ajo që nisi si betejë kundër...

VMRO ia arriti qëllimit, Mite Stefoski me votat e VLEN-it dhe Ramiz Merkos zgjidhet kryetar i Këshillit të Komunës

Këshilltari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mite Stefoski, është zgjedhur sot kryetar i Këshillit Komunal të Strugës, gjatë seancës së mbajtur të Këshillit Komunal. Zgjedhja e...

Struga sërish e komitëve!

Nga:Medai Shaholli Siç bën të ditur Tetova Sot, se sot keshilltarët e Këshillit Komunal të Strugës, kanë zgjedhur kryetarin e ri të Keshillit Komunal Mite...

Ziadin Sela: Nga sot këshilli i komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe!

Reagim i fortë nga Ziadin Sela, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pas zgjedhjes së Mile Stefkovskit nga VMRO-DPMNE si kryetar i Këshillit Komunal të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu