“Do të doja një marrëveshje me Putinin”, Trump i vendos ultimatum NATO-s: Rrisni shpenzimet ushtarake në 5%

Donald Trump mbërriti mbrëmjen e djeshme në Hagë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, por deklaratat e tij kryesore i bëri që gjatë fluturimit me Air Force One, ku konfirmoi kursin e tij agresiv ndaj aleatëve europianë dhe kërkesën që vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet ushtarake nga 2% në 5% të PBB-së.

Kërkesa është një tronditje për Aleancën, e cila prej vitesh ka luftuar për të bindur anëtarët të arrijnë edhe pragun minimal prej 2%. Tashmë, Shtëpia e Bardhë e drejtuar nga Trump synon të imponojë një standard të ri, të justifikuar sipas tij nga rreziku real që paraqet Vladimir Putin për Evropën.

Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është përpjekur të shmangë tensionet me Trump, por kreu amerikan e ka befasuar samitin duke publikuar një mesazh personal që Rutte i kishte dërguar paraprakisht: “Z. President, i dashur Donald, faleminderit për veprimin tuaj vendimtar në Iran… Do të arrish diçka që asnjë president amerikan nuk ka arritur në dekada. Evropa do ta paguajë siç duhet, dhe kjo do të jetë fitorja jote.”

Ky publikim ka shkaktuar turp kolektiv në sallat diplomatike, ndërsa ekipet e vendeve anëtare po përpiqeshin të bindnin shtete si Spanja që të pranonin objektivin e ri të 5%.

Në të vërtetë, propozimi i Trump përfshin 3.5% për investime ushtarake të drejtpërdrejta (aviacion, raketa, logjistikë, forca manovruese) dhe 1.5% për mbështetje jo-luftarake si siguria kibernetike, infrastruktura etj. Ky koncept ka rrënjë në samitin e NATO-s në Vilnius (2023) dhe është përshpejtuar nga agresioni rus në Ukrainë.

Sipas analizave, plani do të kërkojë shuma të mëdha — shumë më tepër sesa ato që Bashkimi Evropian ka llogaritur si të rikuperueshme nga shpenzimet e tepërta aktuale. Ndërsa gjenerali i NATO-s kanë punuar për vite për këtë zgjerim të kapaciteteve, askush nuk kishte parashikuar një presion të tillë direkt nga Trump.

Tensionet u rritën edhe më shumë kur Trump nuk e konfirmoi qartë nëse SHBA do të mbrojë një aleat të sulmuar, sipas Nenit 5 të Traktatit të NATO-s. “Ekzistojnë përkufizime të ndryshme të Nenit 5, apo jo? Sidoqoftë, unë jam miku i tyre,” u përgjigj ai, duke lënë hapur dyshime për angazhimin e Amerikës në rast konflikti.

Mbrëmjen e djeshme, presidenti amerikan mori pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Máxima, së bashku me liderët e tjerë të vendeve anëtare. Por sot pritet një ditë intensive, gjatë së cilës Trump ka paralajmëruar se do të shqyrtojë personalisht deklaratën përfundimtare, sidomos për referencat ndaj luftës në Ukrainë.

“Siç e dini, do të doja të arrija një marrëveshje me Rusinë”, deklaroi Trump, duke lënë të kuptohet se diplomacia e tij mund të ndjekë një drejtim tërësisht tjetër nga ai i ndjekur nga NATO në vitet e fundit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Aliu: Po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmë Zvicrës pas tragjedisë në Kran-Montana

Ministri i Shëndetësisë, Azir Ali ka bërë të ditur se po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmën e nevojshme Zvicrës pas tragjedisë ku humbën...

Biznesmeni Arif Fazliu dhuron shtëpinë e tij në vlerë rreth gjysmë milioni euro për Bashkësinë Islame si vakëf

Biznesmeni Arif Fazliu nga Prizreni i është bashkuar radhës së vakëflënësve, duke dhuruar në emër të Allahut shtëpinë e tij si vakëf për Bashkësinë...

A do të ketë takim Mickoski-Ahmeti? Zgjedhja e Avokatit të Popullit varet nga shumica e Badenterit

Që nga korriku i vitit të kaluar, Maqedonia është pa Avokat të Popullit. Shumica e mundshme për zgjedhjen e të riut pritet të caktohet...

Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit! I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet

Një shtetas turk 22-vjeçar është vrarë me thikë gjatë natës së Vitit të Ri para një objekti gastronomik në Çarshinë e Vjetër të Shkupit....

“Unë jam kryetar i Prishtinës” – Rama: Nuk e synoj drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është i befasuar nga rezultati i Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 28...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu