Shaholli: Në njëvjetorin e qeverisë së koalicionit VMRO-VREDI-ZNAM!

Zëvendëskryeministri Arben Fetai në vitit të parë të qeverisjes së koalicionit të VREDI me komitët, ka thënë se “vendi ka rikthyer rendin dhe ligjin, ndërsa është shënuar një numër rekord projektesh të financuara në komunat shqiptare”.
“Në vitin e parë të Qeverisë VMRO-VREDI-ZNAm e rikthyem rendin dhe ligjin, financuam projekte rekord në komunat shqiptare, lehtësuam lëvizjen me Kosovën dhe realizuam ose filluam më shumë se 250 projekte”, ka deklaruar Fetai në një postim në rrjetet sociale.

Që të jetë edhe më komik kukulla e Mickos ka theksuar më tej se “qeveria do të vazhdojë me vrull edhe në tre vitet e ardhshme, me synim zbatimin e plotë të programit qeveritar dhe platformës së koalicionit tonë.Themelet e ndryshimit i hodhëm këtë vit të parë të qeverisjes”.

Që të jetë çudia më e madhe ky pehlivan i Mickos nuk i përmendi ndryshimet kushtetuese si kusht i VREDI-t, në 6 muajt e parë të bashkëqeverisjes për hapjen e negociatave me BE-në pasi këtë të e ka të ndaluar nga despoti Micko.

Ndryshimi me VREDI-n edhe pas 6 muajve në bashkëqeverisje me komitët e VMRO-së nuk ndodhi, ndaj vetëlëvdatat e Benit të VREDI-t nuk e entuziazmojnë askë veç komitëve të Mickos, kur thotë se ka kthyer rendin dhe ligjin në kohën ku “Severna” nuk e kalon dot klasën për ta vazhduar rrugën drejt BE-së pa i bërë ndryshimet kushtetuese si kusht i Bullgarisë.

Përse nuk guxon t’i thotë despotit të tij vasali ynë i vockël Beni si “patriot që mbron interesat kombëtare” se atë që kërkon shefi i tij nga Bullgaria për t’ia njohur gjuhën dhe identitetin e tij maqedon, por përkundrazi, nuk ia njeh këtë të drejtë legjitime shqiptarëve, ku edhe më tej vazhdojnë të na quajnë në kushtetutë si 20%?

Ja pra ky ishte suksesi i VREDl-t në njëvjetorin e “ndryshimit” që nuk erdhi me ta!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Asnjë delegacion izraelit nuk do të ftohet në panairin e tregtisë së armëve në Londër

Asnjë delegacion qeveritar izraelit nuk do të ftohet në një ekspozitë globale të mbrojtjes në Londër muajin e ardhshëm për shkak të luftës në...

Kozaku hap gofoundme kërkon 140’000€ për të blerë lamborgini

Një nga figurat më të komentuara në rrjetet sociale, Kozaku, ka ndërmarrë një nismë të pazakontë. Ai ka hapur një GoFundMe me synimin për...

🌊 Ujëvara e Peshturës – perlë e fshehur në zemër të Tepelenës

Në Progonat të Tepelenës, aty ku mali takon bukurinë e egër të Parkut Kombëtar të Vjosës, fshihet një mrekulli natyrore që pak veta e...

Për të gjallin kurorë me thera, për të vdekurin buqeta me lule!

Nga Kim Mehmeti Shpesh më ndodhë që posa të arrijë më Tiranë, i pari që më kujtohet të jetë Andi Bejtja. Mbase pse pas rënies...

Kandidat i pavarur, por jo edhe aq: Qyra me nënshkrime qytetarësh dhe me krahët e VMRO-VLEN pas shpine

Mendi Qyra dorëzon nënshkrimet për kandidaturën e pavarur në Strugë, me mbështetje nga VMRO dhe VLEN Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu