“Trump bëri shkelje të rëndë Kushtetuese”/ Senatorët demokratë kritikojnë vendimin e presidentit amerikan për të sulmuar Iranin: S’mund të veprojë pa miratimin e Kongresit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e quajti “përshkallëzim të rrezikshëm”, sulmin e SHBA-së.

“Tani ka një rrezik të madh që konflikti në mënyrë të shpejtë mund të dalë nga kontrolli, me pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën. Duhet të evitohet spiralja e kaosit. Nuk ka zgjidhje ushtarake. Mënyra e vetme është diplomacia. Shpresa e vetme është diplomacia”, shkroi Guterres në platformën “X”.
Në SHBA, senatorët demokratë e kanë kritikuar vendimin e Trumpit për sulmin ndaj Iranit pa marrë aprovimin paraprak nga Kongresi.

Senatori demokrat Bernie Sanders tha se Trump bëri “shkelje të rëndë Kushtetuese”. “Autoriteti i vetëm që mund ta çojë këtë vend në luftë është Kongresi i SHBA-së. Presidenti nuk e ka këtë të drejtë”, tha Sanders.
Nga ana tjetër, kongresistët republikanë kanë përkrahur vendimin e Trumpit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu