Irani thotë se e ka zhvendosur uraniumin e pasuruar nga Fordow para sulmit amerikan

Nuk kuptohet ende se cila mund të jetë shkalla e dëmit të shkaktuar në Fordow pas goditjeve amerikane, por sipas edhe agjencive ndërkombëtare, nuk ka shenja të rrezatimit të shtuar në ajër
Një zyrtar iranian ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se uraniumi i pasuruar në uzinën bërthamore të Fordow është zhvendosur në një zonë tjetër, të papërcaktuar, përpara sulmit amerikan.

Përtej kësaj, edhe personeli aty është minimizuar, në minimalen që kërkohet, duke reflektuar kështu se Irani ka qenë i përgatitur për goditjen amerikane.

Nuk kuptohet ende se cila mund të jetë shkalla e dëmit të shkaktuar në Fordow pas goditjeve amerikane, por sipas edhe agjencive ndërkombëtare, nuk ka shenja të rrezatimit të shtuar në ajër.
SHBA-të iu bashkuan Izraelit në bombardimet ndaj Iranit orët e para të mëngjesit të 22 qershorit, duke synuar tre lokacione bërthamore të Republikës Islamike, mes të cilëve edhe Fordow.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SHBA dhuron 29 automjete të reja të blinduara për Armatën e Maqedonisë

Në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, sot u prezantuan 29 automjete të reja të lehta të blinduara “JLTV” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës....

Kontingjent rezervë i NATO-s vendoset përkohësisht në Kosovë për trajnime ushtarake

KFOR ka njoftuar se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka nisur vendosjen e përkohshme në Kosovë për zhvillimin e një sërë aktivitetesh...

“Izraeli i Madh” ndez Lindjen e Mesme – Netanyahu sfidon hapur botën arabe

Pas deklaratave të Benjamin Netanyahu-t se është “shumë i lidhur” me vizionin e “Izraelit të Madh”, reagimet në rajon shpërthyen për të dënuar mbështetjen...

Policia po e kërkon, Arbenita reagon në rrjete sociale

Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar sot një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj modeles Arbenita Ismajli. Pas publikimit të lajmit, Arbenita është lajmëruar në rrjete sociale, duke...

Dhitë zjarrfikëse: Katalonja aktivizon ushtrinë e pazakontë që po lufton flakët dhe shpëton qytetin

Ndërsa zjarret përshkojnë Evropën Jugore çdo verë, dhe më gjerë, Katalonja (Spanja) dhe konkretisht qyteti i Mataros ka nisur një program pilot mbrojtjeje që,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu