Një ngjarje dramatike dhe njëkohësisht surrealiste ka ndodhur pasditen e sotme në një nga rrugët kryesore të Kinëz, ku një kamion i ngarkuar me mjete piroteknike u përfshi në një aksident rrugor me disa automjete të tjera.
Sipas dëshmitarëve okularë, kamioni u përplas me një varg makinash për shkaqe ende të paqarta. Pas përplasjes, një kontakt i papritur elektrik apo goditje e fortë besohet të ketë shkaktuar shkëndijën fatale, duke i dhënë zjarr ngarkesës së rrezikshme që ai transportonte.
Pasojat? Një “spektakël” fishekziarresh në mes të rrugës.
Fishekzjarrët shpërthyen në ajër njëri pas tjetrit, duke krijuar një skenë që u përshkrua si “e frikshme por edhe e pabesueshme” nga kalimtarët. Zhurmat e forta dhe flakët shumëngjyrëshe mbushën zonën për disa minuta, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe ndërprerje totale të qarkullimit.
Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima, megjithëse disa persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar në spital për trajtim. Ekipet e zjarrfikësve dhe policisë kanë ndërhyrë me shpejtësi për të vënë situatën nën kontroll.