Edhe një gënjeshtër nga VREDI për kapital politik në zgjedhjet komunale!

Kohë më parë shefi i shtabit zgjedhor i kampit vredist efendi Adnan Azizi, deklaroi në një fjalim “patriotik” se ligji për “branitellët” nuk do të kaloj pa u miratuar dhe ai për veteranët e UÇK-së!

Por, shpjegimi që dha mbrëmë “branitelli” Angelov, mbi këtë çeshtje se ligji për “branitellët”do të kaloj pas zgjedhje lokale me qëllim për mos ta dëmtuar VREDI-n, paraqet tradhti të lartë të interesave kombëtarë nga ana e vredistëve në qeverinë e koalicionit.

Me këtë dekonspirim nga ana e Angelovit, i doli era lakrorit të qelbur që kish gatuar VREDI për shqiptarët para fushatës zgjedhore, si një kartë e fortë të pokerit politik, si loja e sajuar patriotike për gjoja me refuzimin e ligjit për “branitellët” vetëm për disa muaj derisa të kryheshin zgjedhjet lokale!

Patriotizmi i stisur i vredistëve në qeverinë e koalicionit, duke luajtur me kartën e nacionalizmit si subjekti që po sjell ndryshim, nuk përkon me realitetin shqiptar, sidomos pas dekonspirimit ngs ana e “branitellit” Angelov për ligjin mbi “branitellët”, nxjerr në pah të palarat e vredistëve si mashtrues që nuk përfaqësojnë më interesat e shqiptarëve, por të qeverisë dhe të komitëve të VMRO-së!

Ata kanë rënë tashmë në gjirizin e bërsirave të qeverisë së koalicionit, të kredhur deri në fyt me ndyrësira ndaj projekteve antishqiptare të kësaj qeverie duke u nisur që nga defaktorizimi i shqiptarëve si komb e deri te diskriminimi etnik i punësimeve.

Zgjedhjet lokale duhet t’i japin vredistëve përgjigjen e merituar, pasi gënjeshtra nuk mund të qëndroj gjatë kohë pa dalur në sipërfaqe dhe një ditë ajo del, ashtu siç doli fjalimi “patriotik” i efendi Azizit mbi ligjin për “branitellët”!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

Haqim Ramadani denoncon skandal: Kryetari i komunës së Jegunovcës transporton njerëz në Tenovë

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka denoncuar përmes Facebook një rast që e quan të papranueshëm dhe skandaloz. Sipas Ramadanit, kryetari...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu