Gërvalla: Ka kaluar koha kur Serbia e sulmonte Kosovën dhe e gjente popullin e pambrojtur

“Ka kaluar koha kur mund të sulmojë Kosovën, t’i gjejë qytetarët të pambrojtur.”

Këtë deklaratë e dha mbrëmë deputetja e GUXO-s – ish-ministre e Jashtme në Qeverinë Kurti 2 – gjatë një interviste te Çim Peka, duke nënkuptuar se në të kaluarën Kosova ishte e pambrojtur ndaj agresioneve të shtetit serb, ndërsa sot, sipas saj, situata ka ndryshuar dhe “ne e mbrojmë vendin.”

“Një gjë ua them ndërkombëtarëve: që në Kosovë, nëse Serbia na sulmon dhe nëse Serbia mendon se mund të pushtojë territore, të jeni të sigurt që ne e mbrojmë vendin. E ka marrë një mësim bota perëndimore nga Ukraina, se si një popull më i vogël, por me një shpirt liridashës, i bën ballë superfuqisë. Ne nuk provokojmë, por shtrijmë ligjin në territorin tonë. Ka kaluar koha kur mund të sulmojë Kosovën, t’i gjejë qytetarët të pambrojtur dhe të silleshe me ta sipas qejfit.” – tha Gërvalla.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pakënaqësi në VLEN: Pas Fatmir Limanit reagon edhe Gazmend Sejfuli

Pas ministrit Fatmir Limani, edhe një tjetër themelues shpreh pakënaqësi ndaj VLEN. Gazmend Sejfuli, një nga themeluesit e Lëvizjes Demokratike, ka reaguar publikisht duke...

Filipçe e Angjushevi milionera, Besimi dhe Etemi me nga 3 vjet burg!

Megjithatë, fajtorët kryesor të tragjedisë, kryetari aktual i LSDM-së, atëkohë ministër i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ish-zëvendëskryeministri Koço Angjushev, pronar i kompanisë që ndërtoi...

Pakënaqësi në VLEN: Reagon gazetari Naser Pajaziti, kritika të ashpra ndaj “hardhucave dhe profiterëve sezonalë”

Gazetari Naser Pajaziti ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit brenda koalicionit VLEN, duke ngritur shqetësime serioze për, siç i quan ai, riciklimin e...

Spiropali nga Shkupi: Gjuha shqipe të respektohet në ligj dhe në praktikë në Maqedoninë e Veriut

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve...

Fatmir Limani largohet nga ministria që drejton, por edhe nga VLEN

Fatmir Limani është larguar nga Qeveria, si dhe nga koalicioni VLEN. Vendimi shënon një zhvillim të ri në skenën politike, ndërsa priten sqarime zyrtare...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu