“FRONTI ‘nuk funksiononte’, sot nuk e mbështet – Shabani me Taravarin, por pa VLEN-in”

Një zhvillim i ri politik ka ndodhur në komunën e Vrapçishtit, ku Isen Shabani ka hapur zyrtarisht shtabin për rikandidimin e tij si kryetar komune. Ngjarja do të mbahet nesër në fshatin Negotin, me pjesëmarrjen e Arben Taravarit, liderit të njërës prej dy krahëve të ndarë të Aleancës për Shqiptarët.

Shabani, i cili disa muaj më parë u largua nga Fronti Europian dhe iu bashkua krahut të Taravarit në Aleancë, pati akuza të forta ndaj ish-partnerëve të tij politikë, duke i cilësuar si joefikasë dhe të paorganizuar. Ai atëherë theksonte se funksionaliteti dhe vizioni i vërtetë gjendeshin tek VLEN , aty ku bënte pjes edhe Taravari, i cili aso kohe ishte pjesë e koalicionit VLEN.

Ironikisht, vetë Taravari më vonë braktisi koalicionin VLEN, ndërsa tani po e mbështet Shabanin në rikandidimin e tij – por jashtë strukturës së Frontit Europian, të cilin vetë Shabani e kishte kritikuar dhe braktisur.

Situata bëhet më e ndërlikuar pasi Vrapçishti mbetet një komunë me peshë të veçantë politike, dhe është gjithashtu e pretenduar nga një tjetër figurë e rëndësishme brenda Frontit Europian, Ziadin Sela. Kjo shton tensionet për garën zgjedhore në këtë komunë, ku duket se do të përballen jo vetëm parti të ndryshme, por edhe krahë të ndryshëm brenda të njëjtave struktura politike.

A do të garojë Isen Shabani vetëm si kandidat i krahut të Taravarit në Aleancën për Shqiptarët? Dhe kush do të jetë kandidati i Frontit Europian për Vrapçishtin? Këto pyetje mbeten ende pa përgjigje, ndërsa terreni politik në komunë po nxehet dita-ditës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu