Izraeli ndërtoi një bazë sekrete pranë Teheranit dhe çaktivizoi mbrojtjen ajrore të Iranit nga brenda

Anëtarët e agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad kryen një sërë operacionesh të fshehta në territorin e Iranit përpara sulmeve të fundit ajrore izraelite, konfirmoi një burim i lartë sigurie për Reuters.

Sipas burimeve izraelite, komandot e Mossadit, në koordinim të ngushtë me ushtrinë izraelite (IDF), arritën të ndërtonin një bazë për dronë pranë Teheranit. Dronët nga ajo bazë u përdorën gjatë natës për të shkatërruar raketat iraniane që synonin Izraelin.

Operacionet përfshinin kontrabandën e sistemeve të sofistikuara të armëve brenda Iranit, si dhe vendosjen e raketave të drejtuara me precizion pranë sistemeve të mbrojtjes ajrore të Iranit. Këto lëvizje ua mundësuan avionëve izraelitë të fitonin epërsi ajrore mbi qiellin iranian.

Një burim nga strukturat e sigurisë theksoi se operacionet ishin rezultat i përgatitjeve me vite të kryera nga shteti izraelit.

Ky informacion vjen pasi forcat izraelite kryen një sërë sulmesh ndaj objektivave brenda Iranit këtë mëngjes./Periskopi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu