Këshilltarja Nezrane Kadri: Punëtorët e higjienës janë heronj të përditshëm – qyteti i pastër është pasqyrë e ndërgjegjes sonë

Shkup, 12 qershor 2025 – Këshilltarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Nezrane Rustemi Kadri, ka vizituar sot Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale”, ku është takuar me punëtorët e terrenit dhe ka dëgjuar nga afër sfidat me të cilat përballen çdo ditë.

Në një deklaratë të publikuar pas vizitës, ajo vlerësoi punonjësit e higjienës si “heronj të përditshëm”, duke theksuar rëndësinë e punës së tyre për mbarëvajtjen e jetës urbane.

“Kjo shtresë punëtore nuk duhet kurrë të nënvlerësohet apo të përbuzet. Ata janë të qartë në misionin e tyre – çdo ditë pastrojnë qytetin që ne të jetojmë në një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm,” – u shpreh Rustemi Kadri.

Ajo ngriti edhe një shqetësim konkret për papërgjegjësinë e qytetarëve që, sipas saj, shpesh keqpërdorin kontejnerët duke hedhur aty mbetje të rënda si goma veturash, mobilje apo pjesë sanitare, të cilat nuk janë të destinuara për ato hapësira.

“Mos harroni – edhe ata punëtorë kanë shpirt, kanë familje, kanë dinjitet. Pse duhet të përballen me papërgjegjësinë tonë?” – pyeti ajo në mënyrë retorike.

Këshilltarja theksoi se ruajtja e pastërtisë nuk është vetëm përgjegjësi institucionale, por mbi të gjitha, një tregues i kulturës qytetare.

“Një qytet i pastër nuk është vetëm meritë e pastruesve – është pasqyrë e ndërgjegjes sonë si shoqëri,” – përfundoi ajo, duke apeluar për më shumë reflektim dhe përgjegjësi nga të gjithë qytetarët.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu