Ambasadori Shqipërisë thumbon Qeverinë, organizon pritje për Nedim Bajramin

📍Pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të shpërblyer dy klube dhe 22 sportistë, të gjithë të përkatësisë maqedonase, ka ardhur një reagim diplomatik, por mjaft domethënës nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup.

Ambasadori shqiptar Denion Meidani zgjodhi një mënyrë të veçantë për të dhënë një mesazh të qartë kundër përjashtimit të sportistëve shqiptarë në shpërblimet zyrtare: ai priti në Ambasadë futbollistin Nedim Bajrami, një nga figurat më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare, me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Në një postim në rrjete sociale, ambasadori shprehu krenarinë për Bajramin dhe theksoi me nëntekst ironik se “jo gjithmonë na vlerësojnë si më të mirët, por më të mirë se ne… nuk ka.”

“Sot në Ambasadë pata kënaqësinë të pres me përzemërsi Nedim Bajramin, një djalë shembullor, brenda dhe jashtë fushës. Me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe fanellën kuqezi në zemër, Nedim është simbol i përkushtimit, karakterit dhe sportivitetit që na bën të gjithëve krenarë,” – shkruan ambasadori Meidani.

Ky gjest vjen në një kohë kur komuniteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut ka shprehur pakënaqësi për mungesën e përfaqësimit dhe vlerësimit institucional, përfshirë në fushën e sportit, ku shumë prej tyre kanë arritur suksese të dukshme – shpesh jashtë sistemit shtetëror të mbështetjes.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu