Kreu i BDI-së në pritjen për ditëlindjen e Mbretit Charles III në ambasadën britanike

Shkup, 10 qershor – Kryetari i BDI Ali Ahmeti bashkë me nënkryetarin Osmani dhe sekretarin e përgjithshëm, Faton Ahmeti, morën pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Britanike në Shkup me rastin e ditëlindjes së Mbretit Charles III.

Në një postim publik, Osmani theksoi rëndësinë e veçantë të marrëdhënieve ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar kontributin britanik si një nga garantuesit kryesorë të Marrëveshjes së Ohrit – dokumentit kyç që vendosi themelet për paqen dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend.

“Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë një ndër mbështetëset më të rëndësishme të Maqedonisë së Veriut, jo vetëm në rrugën tonë euroatlantike, por edhe si një nga garantuesit kryesorë të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit,” shkruan Osmani.

Ai kujtoi gjithashtu se marrëveshja e parë ndërkombëtare që Britania nënshkroi pas daljes nga BE-ja ishte pikërisht me Maqedoninë e Veriut.

“Jam veçanërisht krenar që marrëveshja e parë ndërkombëtare që Mbretëria e Bashkuar nënshkroi pas Brexit-it ishte pikërisht me Maqedoninë e Veriut – një Marrëveshje për Partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim – dhe pata nderin të jem një nga nënshkruesit e saj,” theksoi Osmani.

Pjesëmarrja në këtë pritje diplomatike vjen në një moment kur stabiliteti dhe përfaqësimi ndëretnik janë sërish në fokusin e opinionit publik në vend, duke i dhënë simbolikë të veçantë mesazheve që dolën nga kjo ngjarje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu