Fetai: Pata kënaqësinë të marr pjesë në hapjen zyrtare të “Barça Academy” në stadiumin e FC Shkupit

Zv.kryeministri Arben Fetai, ka marr pjesë në hapjen zyrtare të Barça Academy në stadiumin e FC Shkupit.
“Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në hapjen zyrtare të Barça Academy në stadiumin e FC Shkupit, një ngjarje e veçantë për të gjithë dashamirësit e futbollit!
Bashkë me Ambasadorin e Spanjës Rafael Soriano Ortiz, Kryetarin e Çairit Visar Ganiu dhe Kryetarin e FFM-së Masar Omeragiç, përshëndetëm këtë nismë që nuk është thjesht një kamp trajnimi, por një dritare drejt ëndrrave të mëdha për të rinjtë tanë.

Si ish-futbollist, e di se futbolli nuk njeh kufij. Ai ndërton ura, formon karaktere dhe bashkon breza. Prandaj, si Qeveri, po investojmë fuqishëm në sport, me bursa, subvencione dhe infrastrukturë të re moderne.

Uroj që nga kjo akademi të lindin yjet e ardhshëm të futbollit tonë, dhe pse jo, ndonjë Lamine i ri, që do të na bëjë krenarë të gjithëve!

🇪🇸⚽
Més que un club 💙❤”, ka shkruar Fetai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu