Deshqiptarizimi i institucioneve vazhdon: në Ministrinë e Mbrojtjes, nga 120 punësime, vetëm 14 janë shqiptarë

Përjashtimi i shqiptarëve nga institucionet shtetërore – një prirje shqetësuese

Të dhënat e fundit që vijnë nga Ministria e Mbrojtjes nxjerrin në pah një përjashtim të qartë dhe të pajustifikueshëm të shqiptarëve nga përfaqësimi institucional. Nga gjithsej 120 vendime për emërime në pozita të nënoficerëve, vetëm 14 janë shqiptarë.

Një përfaqësim i tillë jo vetëm që nuk reflekton realitetin demografik të vendit, por përbën një precedent të rrezikshëm që nxit përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga strukturat shtetërore, përfshirë edhe ato të sigurisë kombëtare.

Ky nuk duket të jetë një rastësi administrative, por pjesë e një vazhdimësie të politikave diskriminuese që, në emër të reformave dhe barazisë, po thellojnë pabarazinë. Kjo prirje e margjinalizimit të shqiptarëve nga vendimmarrja dhe institucionet përbën një rrezik serioz për kohezionin shoqëror dhe funksionimin demokratik të shtetit.

Përfaqësimi i drejtë dhe proporcional është jo vetëm kërkesë kushtetuese, por edhe domosdoshmëri në një shtet shumëetnik si Maqedonia e Veriut. Shqiptarët përbëjnë 29.52% të popullsisë sipas të dhënave zyrtare, dhe çdo devijim nga ky realitet në përfaqësim është i papranueshëm dhe dëmton legjitimitetin e institucioneve shtetërore.

Prandaj, është urgjente që të ndërpriten praktikat përjashtuese dhe të sigurohet përfshirja e barabartë e të gjitha komuniteteve në institucionet e vendit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dehari sërish për Kërçovën – BDI zyrtarizon edhe disa kandidatë për kryetarë komunash

Arbër Ademi ka dalë në paraqitje para mediave pas mbledhjes së BDI-së në Reçicë të Vogël dhe ka kumtuar edhe disa nga emrat e...

Inteligjenca kroate: Serbia e Rusia po destabilizojnë rajonin

Shërbimi i inteligjencës kroate ka hartuar një raport për sigurinë në rajonin e Ballkanit. Aty përmendet rasti i sulmit terroristë në Banjskë dhe projekti...

Vuçiq: Nuk do ta njoh vendimin për dënimin e Dodikut

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaron, se nuk do ta njohë vendimin gjyqësor për dënimin e udhëheqësit të serbëve të Bosnjes Milorad Dodik dhe...

Serbia i shiti më shumë municione Izraelit në 6 muajt e parë të 2025, sesa gjatë gjithë vitit të kaluar

Serbia i ka shitur më shumë municione Izraelit në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, sesa gjatë gjithë vitit të kaluar 2024, transmeton...

Zelensky: Mercenarë nga Kina, Pakistani dhe Afrika po luftojnë kundër trupave ukrainase

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka pretenduar se trupat ukrainase në verilindje të vendit po luftojnë kundër “mercenarëve” të huaj nga vende të ndryshme, përfshirë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu