Plagosjet para një palestre në Shkup, Prokuroria kërkon paraburgim për tre person

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për fillimin e procedurës hetimore ndaj tre personave të dyshuar si bashkëkryes të veprës penale “Vrasje në tentativë”, që dënohet sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 3 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal, përcjell TV21. Nga Prokuroria kërkojnë që gjykata të shqiptojë masën e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve.

Në lidhje me: Përleshje para një palestre në Çair, plagosen dy persona

“Të dyshuarit, dy vëllezër dhe një i njohur i tyre, me paramendim kanë tentuar të vrasin një person dhe kanë rrezikuar jetën e dy të tjerëve. Ngjarja ndodhi më 1 qershor në orët e mbrëmjes përpara një palestre në Çair.
Incidenti filloi si një debat verbal me ofendime dhe sharje, por më pas përshkallëzoi në përleshje fizike. Në një moment, i dyshuari i parë ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur viktimën në gju, bark dhe gjoks. Lëndime kanë pësuar edhe dy persona të tjerë që u përpoqën të ndërhyjnë dhe të ndihmojnë të plagosurin”, thonë nga Prokuroria./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be’er Sheva

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be'er Sheva, e cila ofron shërbime kritike për ushtrinë izraelite në fusha të tilla si...

14 aeroplanë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit...

Eksluzive: BDI arrin marrëveshje me dy krahët e ASh-së, nga 3 komuna për Selën dhe Taravarin

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe dy grupimeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët,...

Skender Rexhepi-Zejd: Fronti për Europë do të jetë fitues apsolut i të gjitha komunave

Kryetari i partitë Populli, Skender Rexhepi ka theksuar se Fronti për Europë në zgjedhjet e Tetorit do të jetë fitues apsolut i zgjedhjeve pasi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu