SHBA-ja bojkoton takimin e anëtarëve të NATO-s për ndihmën për Ukrainën

Një grup prej 57 vendesh, përfshirë të gjithë anëtarët e NATO-s, që po ndihmojnë Ukrainën, takohen sot në Bruksel për rundin e fundit të koordinimit se si ta ndihmojnë më mirë Kievin në luftën e tij të vazhdueshme kundër pushtimit rus.

Takimi vjen një ditë pasi Ukraina sulmoi me eksplozivë të vendosur nën ujë, urën e Kërçit të ndërtuar ilegalisht, e cila lidh gadishullin e Krimesë të Ukrainës të pushtuar nga Rusia me Rusinë.

Projekti i rëndësishëm i Vladimir Putinit është goditur me më shumë se një ton metrikë eksplozivë, ka bërë të ditur të martën shërbimi i sigurisë SBU i Kievit.

Por agjencia e lajmeve Reuters raporton se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth nuk do të marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës sot, ndonëse ai parashihet që të marrë pjesë në një takim të NATO-s të enjten.

Mungesa e tij është e fundit në një seri hapash që Uashingtoni ka ndërmarrë për t’u distancuar nga përpjekjet e Ukrainës për të sprapsur pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë, i cili filloi më 24 shkurt 2022.

Ndërkohë, Ukraina dhe Rusia kanë mbajtur të hënën rundin e dytë të bisedimeve për fundin e luftës, që ka përfunduar vetëm me një marrëveshje për lirimin e 6.000 trupave të ushtarëve të vrarë në luftë.

Po ashtu, në bisedimet që janë mbajtur në Stamboll të Turqisë, Ukraina ka pranuar nga Rusia të ashtuquajturin memorandum, i cili përmban kushtet e paqes, e për të cilin paka ukrainase ka thënë se do t’i duhet një javë për ta shqyrtuar.

Ukraina ia ka dorëzuar Rusisë kornizën e kushteve të saj paraprakisht.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikës (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për...

Sibel Halimi e LDK-së e quan shpellar Albin Kurtin

Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi e ka quajtur shpellar Albin Kurtin. Ky cilësim vjen pasi Kurti i tha Përparim Ramës se...

Oficerja e FSK-së, gruaja e parë ndërkombëtare që diplomon në “Ranger School” të SHBA-së

Oficerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Nëntoger Vesa Ibrahimi, ka hyrë në histori duke u bërë gruaja e parë ndërkombëtare që ka përfunduar...

Mendi Qyra shpall kandidaturën e pavarur për kryetar të Strugës

Mendi Qyra, biznesmen i njohur dhe kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij të pavarur për kryetar të...

Ndërtimet e paligjshme në Çair përballen me drejtësinë – Prokuroria nis procedurat!

Qyteti i Shkupit ka bërë të ditur sot se Prokuroria Themelore Publike ka filluar një procedurë penale lidhur me ndërtimet e paligjshme në komunën...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu