SHBA-ja bojkoton takimin e anëtarëve të NATO-s për ndihmën për Ukrainën

Një grup prej 57 vendesh, përfshirë të gjithë anëtarët e NATO-s, që po ndihmojnë Ukrainën, takohen sot në Bruksel për rundin e fundit të koordinimit se si ta ndihmojnë më mirë Kievin në luftën e tij të vazhdueshme kundër pushtimit rus.

Takimi vjen një ditë pasi Ukraina sulmoi me eksplozivë të vendosur nën ujë, urën e Kërçit të ndërtuar ilegalisht, e cila lidh gadishullin e Krimesë të Ukrainës të pushtuar nga Rusia me Rusinë.

Projekti i rëndësishëm i Vladimir Putinit është goditur me më shumë se një ton metrikë eksplozivë, ka bërë të ditur të martën shërbimi i sigurisë SBU i Kievit.

Por agjencia e lajmeve Reuters raporton se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth nuk do të marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës sot, ndonëse ai parashihet që të marrë pjesë në një takim të NATO-s të enjten.

Mungesa e tij është e fundit në një seri hapash që Uashingtoni ka ndërmarrë për t’u distancuar nga përpjekjet e Ukrainës për të sprapsur pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë, i cili filloi më 24 shkurt 2022.

Ndërkohë, Ukraina dhe Rusia kanë mbajtur të hënën rundin e dytë të bisedimeve për fundin e luftës, që ka përfunduar vetëm me një marrëveshje për lirimin e 6.000 trupave të ushtarëve të vrarë në luftë.

Po ashtu, në bisedimet që janë mbajtur në Stamboll të Turqisë, Ukraina ka pranuar nga Rusia të ashtuquajturin memorandum, i cili përmban kushtet e paqes, e për të cilin paka ukrainase ka thënë se do t’i duhet një javë për ta shqyrtuar.

Ukraina ia ka dorëzuar Rusisë kornizën e kushteve të saj paraprakisht.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu