​Haradinaj: Ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj tha se edhe zgjedhjet janë zgjidhje. Kështu u shpreh ai, derisa u pyet nëse janë pro që vendi të shkojë në zgjedhje bashkërisht në datën e zgjedhjeve lokale.

Pas dështimit të 26-të të konstituimit të Kuvendit, Haradinaj tha se i takon lidershipit politik që të vendosë për të dalë nga kjo situatë.

“Nëse do të ishte zgjidhje kjo pse jo, por megjithatë është e paarsyeshme në këto rrethana për një emër konkret që vendi të shkojë në zgjedhje përsëri. Por, sido që të jetë, ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje, pse jo, mendoj se edhe ajo është zgjidhje, unë kam thënë në ditën e parë se edhe zgjedhjet janë zgjidhje”, tha ai.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se nuk përjashtohet situata ku mund të mbahen dy palë zgjedhje në të njëjtën kohë. Ajo tha se nuk janë kundër si Lëvizje Vetëvendosje, por sipas saj nëse nuk arrihet konstituimi i Kuvendit, atëherë kjo është e vetmja zgjidhje.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot do të takojë subjektet politike për të diskutuar lidhur me datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

Dolën për gjueti dhe nga pakujdesia vrau shokun e vet, kallëzim penal ndaj personit të dyshuar

MPB njofton se dje (10.11.2025), punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë – Njësia e Punëve të Brendshme Radovish, ndaluan M.B....

Mitrovica nën llupë për manipulim zgjedhor: VV nervoz, CETIS me “keqardhje”, PDK do rivotim

Mitrovica është vendosur nën llupë. Dyshime të rënda për cënim serioz të integritetit zgjedhor janë ngritur pas identifikimit të mbi 20 fletëvotimeve me numra të...

SHASHSHA i reagon Janevskës: Gjuha është pasuri, mosrespektimi i saj është dobësi

Shkup, 8 nëntor – Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së ministres së Arsimit dhe Shkencës, znj....

Siria i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga amerikanët kundër Shtetit Islamik

Siria iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër organizatës ekstremiste Shteti Islamik. Ministri i Informacionit, Hamza al-Mustafa shkroi në X se Siria kishte nënshkruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu