Krimi urban si armë politike – BDI akuzon VMRO-në për shantazh ndaj VLEN-it përmes ndërtimeve në Çair

Shkup, 2 qershor 2025 – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj ndërtimit të mbi 150 ndërtesave pa leje në Komunën e Çairit, duke e cilësuar këtë si një “krim urban” që përbën rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve dhe si një instrument politik për shantazh ndaj partnerëve të koalicionit qeveritar nga radhët e VLEN-it.

Sipas kumtesës së BDI-së, objektet e ndërtuara pa leje dhe pa asnjë standard statik apo sizmik janë ndërtuar nën mbrojtjen e strukturave politike të afërta me VMRO-DPMNE-në, me qëllim përfitimesh politike dhe kontrolli ndaj liderëve të VLEN-it.

“VMRO-DPMNE i krijoi dhe i zgjodhi drejtuesit e VLEN-it sepse janë të shantazhueshëm dhe të kontrollueshëm përmes dosjeve të hapura në Prokurorinë e kapur nga pushteti,” thuhet në reagimin e BDI-së.

Partia akuzon se ky veprim është pjesë e një axhende më të gjerë antieuropiane dhe antishqiptare të Qeverisë, e cila përmes një “farse përfaqësimi” po zëvendëson zërin real të shqiptarëve me individë të frikësuar nga ndjekja penale.

“Shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë këtë farsë përfaqësimi, ku zëri i tyre zëvendësohet me njerëz të përulur nga frika,” thuhet më tej në kumtesë.

Sipas BDI-së, këto veprime cenojnë barazinë ndëretnike dhe tentojnë të zhbëjnë Marrëveshjen e Ohrit, duke e larguar vendin nga rruga drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Partia kërkon hetim të plotë dhe ndëshkim të përgjegjësve institucionalë dhe politikë, duke theksuar se pa ndërtimin e shtetit ligjor, nuk mund të ketë stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hill për Adem Demaçin: Ishte i rreptë – kishte opinione të egra ndaj Serbisë

Ish-ambasadori, Christopher Hill tha se Adem Demaçi ishte gjithmonë shumë i rreptë dhe strikt për çdo temë.Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Hill shtoi...

Filmi për Kosovën: De Niro paguhet 1 milion dollarë për një ditë, edhe ujin e do special nga Amerika

Aktori hollivudian Robert De Niro ka konfirmuar se do të jetë pjesë e kastit të filmit i cili do të xhirohet për luftën në...

Gjykata Kushtetuese njofton afate për shqyrtimin e Ligjit për Gjuhët

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, komentoi raportin e fundit të Komisionit Evropian, duke shprehur shqetësim për situatën e gjatë “status quo” në sistemin...

Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

I dërguari i SHBA-së për Kosovën gjatë kohës së luftës, Christopher Hill, ka folur për procesin e Rambujesë dhe raportet që kishte me ish-presidentin...

Fletëvotimi në Mitrovicë “teleportohet” nga Bare tek “Tuneli i Parë” – i kalon 9 kilometra, 7 fshatra

Dyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë të Jugut sa vazhdojnë të rriten. Zyrtari i PDK-së, Adil Behramaj ka publikuar faktin e fundit, transmeton lajmi.net. Një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu