Tesla dhe Elon Musk në Shënjestër të Trumpit: Rënie Aksionesh dhe Rreziku i Heqjes së Subvencioneve Federale

Aksionet e Tesla u rritën pas zgjedhjeve presidenciale të muajit nëntor, pasi investitorët ishin të bindur se Donald Trump do t’i bënte shërbime të mëdha mbështetësit kryesor financiar, CEO-së së Teslas, Elon Musk.

Por, presidenti amerikan mund ta dëmtojë shumë më shumë miliarderin afrikano-amerikan.

Ky rrezik është një nga arsyet pse aksionet e Teslas ranë dje me 14 për qind, pas një përplasjeje të ashpër dhe publike mes Trumpit dhe Musk.

Por, nuk është vetëm Tesla që rrezikohet. SpaceX mbështetet shumë në kontrata qeveritare për një pjesë të madhe të të ardhurave të tij.
Tesla, SpaceX dhe kompanitë e tjera të Muskut, duke përfshirë rrjetin social X, kompaninë e inteligjencës artificiale xAI dhe kompaninë për programin “truri-kompjuter” Neuralink, të gjitha janë subjekt i rregullimit federal, raporton cnn.
Për më tepër, Musk përballet me hetime të mundshme nga agjenci si Komisioni i Vlerësimit të Letrave me Vlerë (SEC), i cili po heton nëse ai ka shkelur rregullat gjatë blerjes së pjesës fillestare në X (ish-Twitter), para se të nisë ofertën për blerjen e kompanisë, transmeton Telegrafi.
Trump dje në rrjetin social Truth Social kërcënoi “mënyra më e lehtë për të kursyer miliarda dollarë në buxhetin tonë është heqja e subvencioneve dhe kontratave qeveritare për Elon Musk. Më ka habitur që Biden nuk e ka bërë këtë!”.

Musk i përgjigj në X me “vetëm po bëhet më mirë,” me dy emoji qeshurash, dhe shtoi se “vazhdoni, më bëni ditën më të mirë”.

Përfitim i madh nga ulja e taksave

Tesla ka relativisht pak kontrata direkte me shtetin, por ka politika federale që ndikojnë drejtpërdrejt në financat e saj, përfshirë uljen e taksës prej 7500 dollarësh për blerësit e automjeteve elektrike, që i lejon Teslas dhe prodhuesve të tjerë të rrisin çmimet.
Vetëm vitin e kaluar, kjo i ka sjellë Teslas miliarda dollarë, sipas cnn.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be’er Sheva

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be'er Sheva, e cila ofron shërbime kritike për ushtrinë izraelite në fusha të tilla si...

14 aeroplanë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit...

Eksluzive: BDI arrin marrëveshje me dy krahët e ASh-së, nga 3 komuna për Selën dhe Taravarin

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe dy grupimeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët,...

Skender Rexhepi-Zejd: Fronti për Europë do të jetë fitues apsolut i të gjitha komunave

Kryetari i partitë Populli, Skender Rexhepi ka theksuar se Fronti për Europë në zgjedhjet e Tetorit do të jetë fitues apsolut i zgjedhjeve pasi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu