Vazhdon protesta e infermierëve në Tetovë – Zgjidhja varet nga Ministri i ri i Shëndetësis

“Le të na mbajnë që të mos na qajnë” ishte porosia e infermierëve në ditën e tretë të protestës, të cilat kërkojnë pagat e vonuara si dhe zgjidhjen e statusit e tyre. Sot në numër ishin më pak, sepse siç thanë disa infermiere kanë marrë kërcënime që të heshtin. Infermieret ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje nga drejtori i spitalit, ndërsa nuk e përjashtojnë bojkotin nëse nuk marrin vendime pune.

“Vendin e punës nuk e lëmë, por protestat nuk i ndalim d.m.th do të vazhdojmë me protesta derisa të kemi një përgjigje të paktën dimë ne nga të shkojmë..6:16 Besojmë që do marrim, prandaj e bëjmë ne këtë, do të ndërmarrim diçka për më tej, mendojmë të bojkotojmë dhe do kalojmë në Ministri të Shëndetësisë derisa të shohim ndonjë zgjidhje”, tha një infermiere.

“Situata është kjo, situata është e tejkaluar për momentin, d.m.th motoja e ditës është le të na mbajnë që të mos na qajnë. Kaq themi të gjithë një zëri”, u shpreh një infermiere tjetër.

Edhe sot drejtori i spitalit të Tetovës nuk u paraqit para mediave, ndërsa kryeinfermierja tha se mos shpallja e konkurseve për punësime është si rezultat i “urdhrave” nga instancat më të larta.

“Jeni të informuar se pengesat kanë qenë prej më lartë, ne kemi prit çdo ditë, kemi qenë në pritje të vendimeve ose të shpalljes së konkursit për tu punësuar, mirëpo ajo nuk është realizuar, dhe tash shpresojmë me zgjedhjen e ministrit të ri, të ketë bashkëpunim, mirëkuptim për hallet se të gjithë se gjithë kjo shkon në favor tonë”, tha Dita Zaimi, kryeinfermiere.

140 infermierë kanë mbetur pa kontrata pune, disa prej tyre kanë shumë vite që punojnë me status të pazgjidhur. Ish ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari disa ditë më parë akuzoi VLEN-in që sipas tij ato nuk kanë lejuar që të realizohen vendimet e punës, ndërsa në ditën e parë të punës në krye të shëndetësisë vet Taravari kishte urdhëruar të gjitha Spitalet publike, në mesin e të cilave edhe të Tetovës për ndërprerjen e procedurës së punësimeve./ Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

Dolën për gjueti dhe nga pakujdesia vrau shokun e vet, kallëzim penal ndaj personit të dyshuar

MPB njofton se dje (10.11.2025), punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë – Njësia e Punëve të Brendshme Radovish, ndaluan M.B....

Mitrovica nën llupë për manipulim zgjedhor: VV nervoz, CETIS me “keqardhje”, PDK do rivotim

Mitrovica është vendosur nën llupë. Dyshime të rënda për cënim serioz të integritetit zgjedhor janë ngritur pas identifikimit të mbi 20 fletëvotimeve me numra të...

SHASHSHA i reagon Janevskës: Gjuha është pasuri, mosrespektimi i saj është dobësi

Shkup, 8 nëntor – Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së ministres së Arsimit dhe Shkencës, znj....

Siria i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga amerikanët kundër Shtetit Islamik

Siria iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër organizatës ekstremiste Shteti Islamik. Ministri i Informacionit, Hamza al-Mustafa shkroi në X se Siria kishte nënshkruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu