Të vdekur dhe të plagosur nga shembja e urave në Rusi

Një ditë para bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës për armëpushim që planifikohen të zhvillohen në Stamboll, nga Rusia njoftohet për disa incidente.

Në orët e para të së dielës (01.06) në rajonet ruse Kursk dhe Bryansk në kufi me Ukrainën u regjistruan dy ngjarje, gjatë të cilave trena dolën nga shinat për shkak të shembjes së urave. Në Brjansk gjetën vdekjen shtatë vetë dhe u plagosën të paktën 71 të tjerë. Në Kursk autoritetet raportuan se ka pasur një person të plagosur.

Brjansk: fotografi e postuar në kanalin Telegram të Zyrës së Prokurorit Ndërrajonal të Transportit të Moskës, të dielën, më 1 qershor 2025. Një punonjës urgjence duke punuar tek një urë e dëmtuar pas rrëzimit të një treni mallrash.Brjansk: fotografi e postuar në kanalin Telegram të Zyrës së Prokurorit Ndërrajonal të Transportit të Moskës, të dielën, më 1 qershor 2025. Një punonjës urgjence duke punuar tek një urë e dëmtuar pas rrëzimit të një treni mallrash.
Brjansk: fotografi e postuar në kanalin Telegram të Zyrës së Prokurorit Ndërrajonal të Transportit të Moskës, të dielën, më 1 qershor 2025.Fotografi: Moscow Interregional Transport Prosecutor’s Office telegram channel/AP/dpa
Po ashtu njoftohet se një njësi ushtarake në Sredni, në rajonin Irkutsk të Siberisë u sulmua me dronë, njoftoi guvernatori rajonal Igor Kobzev. Ai shtoi se “burimi nga ku u sulmuan dronët tashmë është bllokuar” dhe se ky ishte sulmi i parë i këtij lloji në Siberi.

Rusia bën përgjegjëse Ukrainën

Politikanët rusë u shprehën për sabotim dhe fajësuan Ukrainën për hedhjen në erë të urave. Kremlini njoftoi se Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi biseda telefonike me drejtorin e Hekurudhave Ruse dhe guvernatorin e rajonit të Brjansk, Alexander Bogomas.

Presidenti rus, Vladimir Putin, duke zhvilluar biseda telefonike me drejtorin e Hekurudhave Ruse dhe guvernatorin e rajonit të Brjansk, Alexander Bogomas.Presidenti rus, Vladimir Putin, duke zhvilluar biseda telefonike me drejtorin e Hekurudhave Ruse dhe guvernatorin e rajonit të Brjansk, Alexander Bogomas.
Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi biseda telefonike me drejtorin e Hekurudhave Ruse dhe guvernatorin e rajonit të Brjansk, Alexander Bogomas.Fotografi: Kremlin Pool/Russian Look/picture alliance
Hetuesit rusë i konsiderojnë shembjet e urave në Kursk dhe Brjansk si vepër terroriste. “Incidentet e raportuara u klasifikuan si akt terrorist”, tha zëdhënësja e komitetit hetimor, Svetlana Petrenko, për agjencinë e lajmeve Interfax. Sipas komitetit hetimor, që merret me hetimin e krimeve të rënda, të dyja urat ishin hedhur në erë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu