Pendarovski: Britania synon qendra për migrantët në Ballkan, jo partneritet strategjik

Shkup — Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka hedhur dyshime të forta mbi qëllimet reale të Mbretërisë së Bashkuar pas marrëveshjes së fundit të nënshkruar me qeverinë e Shkupit. Në një intervistë për Deutsche Welle, ai deklaroi se interesat britanike nuk lidhen me zhvillimin e infrastrukturës, por me planet për strehimin e migrantëve jashtë territorit të Britanisë.

“Nuk ka altruizëm as në politikën e brendshme, as në atë ndërkombëtare,” tha Pendarovski, duke iu referuar raportimeve nga media britanike, sipas të cilave Londra po negocion me disa vende ballkanike për të vendosur migrantë që nuk plotësojnë kushtet për qëndrim në Britani. “Ka zero arsye që Britania të na japë kredi për ‘rindërtim’ spitalesh lokale në Maqedoni – as nuk përmendet ndonjë ndërtim i ri. Interesi i vetëm britanik është gjetja e qendrave tranzitore në një zonë kufitare mes BE-së dhe Lindjes së Mesme,” shtoi ai.

Pendarovski theksoi se, sipas këtyre burimeve, bisedimet për krijimin e këtyre qendrave pritet të fillojnë në shtator dhe se Maqedonia është mes vendeve të përmendura. Ai vuri në pikëpyetje mohimet e qeverisë aktuale, duke kujtuar se edhe vetë kryeministri, përpara takimit me Keir Starmer, kishte deklaruar në anglisht: “we have not yet discussed that issue”.

“E keni pyetur për interesin e palës tjetër. Londra ka vetëm këtë interes,” përfundoi Pendarovski, duke ngritur një pikëpyetje të re mbi transparencën dhe qëllimet e vërteta të marrëveshjes së fundit mes dy vendeve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Njëri nga themeluesit e LD-së në njërën nga degët më të fuqishme të kësaj partie, Muhamet Ameti

Njëri nga themeluesit e LD-së në njërën nga degët më të fuqishme të kësaj partie, Muhamet Ameti nga Tetova i cili ishte krahu i...

Gjuajti me gurë helikopterin që mbushte ujë për shuarjen e zjarrit në Bllacë, arrestohet shkupjani

Një 55-vjeçar nga Shkupi është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka rrezikuar sigurinë e një helikopteri policor gjatë mbushjes me ujë për shuarjen...

Haracina “zien” para zgjedhjeve – Skënder Isufi kryeson bindshëm në sondazh

Haracina “zien” para zgjedhjeve – Skënder Isufi kryeson bindshëm në sondazhin e Almakos Me datën e zgjedhjeve tashmë të konfirmuar, gara për kreun e komunave...

Taravari: Izeti në panik, shpif për qytetet shqiptare – Izet, kush do t’ua paguajë dëmin 225 milionë euro banorëve të Çairit?

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari ka reaguar sot ndaj deklaratave të fundit të Izet Mexhitit, i cili, siç thuhet “në përpjekje...

Shqipëri“Ne? 500 herë ma mirë me Enver Hoxhën…” (Pse demokracia në vetvete nuk është zgjidhje)

Personazhi në videon që shoqëron këtë shënim, Adrian Thano (video është marrë nga rrjetet sociale), 34 vjet më parë i thanë se liria është...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu