Ndryshon emri i Shkollës Fillore në Hasanbeg – nga “25 Maji” në “22 Nëntori”

Këshilli i Komunës së Gazi Babës ka miratuar vendimin për ndryshimin e emrit të Shkollës Fillore “25 Maji” në Hasanbeg, shkruan Flaka. Nga sot, kjo shkollë do të mbajë emrin “22 Nëntori”, një datë me rëndësi të veçantë për shqiptarët, që simbolizon njohjen zyrtare të gjuhës shqipe në ish-Jugosllavi.

Vendimi është përshëndetur nga koalicioni VLEN, i cili thekson se ky është një hap domethënës drejt rivendosjes së identitetit kombëtar në hapësirat publike dhe arsimore.

Sipas përfaqësuesve të këtij koalicioni, ndryshimi është rezultat i një angazhimi të vazhdueshëm institucional, me rol kyç të Kryetarit të Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, njëherësh edhe banor dhe ish-nxënës i kësaj shkolle.

“Ky vendim i jep fund një emërtimi me ngarkesë ideologjike të së kaluarës dhe i kthen shkollës identitetin autentik shqiptar. ‘22 Nëntori’ nuk është vetëm një datë, por simbol i gjuhës, arsimit dhe qëndresës sonë kombëtare,” – thuhet në reagimin e VLEN-it.

Përmes një deklarate publike, ky koalicion rithekson misionin e tij për, siç thuhet, “çrrënjosjen e çdo mbetjeje që mohon identitetin shqiptar dhe ndërtimin e të ardhmes mbi vlera kombëtare”.

VLEN vlerëson se pavarësisht se aktualisht numëron 11 deputetë në Kuvend, përballë 21 deputetëve të opozitës shqiptare jashtë këtij koalicioni, angazhimi i tyre i vazhdueshëm në terren dhe në institucione është dëshmi e përkushtimit për ndryshime konkrete në interes të qytetarëve.

22 Nëntori është një festë shtetërore në Maqedoninë e Veriut, e cila shënohet si “Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe”.

Çfarë përkujton kjo datë?

22 Nëntori përkujton Kongresin e Manastirit, mbajtur më 14–22 nëntor 1908 në qytetin e Manastirit (sot Bitola, Maqedonia e Veriut), ku përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare u mblodhën për të unifikuar alfabetin e gjuhës shqipe.

Në këtë kongres historik u vendos që alfabeti shqip të shkruhet me gërma latine, duke hedhur një hap të rëndësishëm për konsolidimin kombëtar, arsimimin dhe kulturën shqiptare.

Statusi zyrtar në Maqedoninë e Veriut:

22 Nëntori është ditë pushimi zyrtare për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
Njihet si festë shtetërore për komunitetin shqiptar, ngjashëm siç ka festa të caktuara edhe për bashkësi të tjera etnike në vend.
Rëndësia kulturore e kombëtare:

Kjo datë është simbol i vetëdijes gjuhësore dhe identitetit shqiptar, dhe përkujtohet me aktivitete kulturore, akademike dhe përkujtimore në gjithë vendin, posaçërisht në shkolla dhe institucione ku shqiptarët përbëjnë shumicën.

Në këtë kontekst, vendimi për t’ia vendosur emrin “22 Nëntori” një shkolle në Hasanbeg përfaqëson një lidhje të drejtpërdrejtë me këtë simbol historik dhe gjuhësor. Flaka Media

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dolën për gjueti dhe nga pakujdesia vrau shokun e vet, kallëzim penal ndaj personit të dyshuar

MPB njofton se dje (10.11.2025), punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë – Njësia e Punëve të Brendshme Radovish, ndaluan M.B....

Mitrovica nën llupë për manipulim zgjedhor: VV nervoz, CETIS me “keqardhje”, PDK do rivotim

Mitrovica është vendosur nën llupë. Dyshime të rënda për cënim serioz të integritetit zgjedhor janë ngritur pas identifikimit të mbi 20 fletëvotimeve me numra të...

SHASHSHA i reagon Janevskës: Gjuha është pasuri, mosrespektimi i saj është dobësi

Shkup, 8 nëntor – Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së ministres së Arsimit dhe Shkencës, znj....

Siria i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga amerikanët kundër Shtetit Islamik

Siria iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër organizatës ekstremiste Shteti Islamik. Ministri i Informacionit, Hamza al-Mustafa shkroi në X se Siria kishte nënshkruar...

Hill: Demaçi ishte kundër çdo gjëje që s’kishte pavarësi, kur kishte problematika supozonim që ishte ai

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tha të martën në Hagë se Adem Demaçi ishte kundër çdo gjëje që nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu