Dhjetë vite në pasiguri, tre muaj pa rroga! Infermierët e Tetovës në protestë

Dhjetëra infermiere dhe personel teknik që mbi një dekadë kanë statusin e punës të pazgjidhur, dolën në protestë përpara Spitalit Klinik të Tetovës për të shprehur revoltën. Përveç se s’kanë vendime pune, infermierët pohojnë se kanë tre muaj pa rroga.

“Gjashtë vite jemi me kontratë në vepër. Për tre muaj hyjmë tash që edhe s’kemi rroga. Na është premtuar po asgjë prej premtimit”.

“Unë jam nëntë vite, dhjetë do i bëj, me kontratë në vepër. Katër vite kam qenë pa kontratë pa rrogë pa asgjë. Tash s’kemi më as kontrata. Kanë kontribuar edhe kolegët tjerë, kemi qenë edhe te modulari por asgjë. Nëse nuk na zgjidhet statusi do të vazhdojmë me protestë, sepse ndërrohen ministra, ndërrohen drejtor, neve vetëm premtime na japin asgjë nuk zgjidhet”.

“Më shumë se 100 jemi. Duhet të dalin edhe kolegët që janë më shumë se dhjetë vite”.

“Jam pa rrogë, pa vendim pa kontratë asgjë. Një vit pata kontratë tash asgjë. Dy vite jam në punë, një vit pata kontratë një vit jam pa rrogë”.

Pas protestës përpara urgjencës në Tetovë, u drejtuan për takim edhe tek drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës. Edhe pse kërkuan zgjidhje për statusin e tyre, morën vetëm premtim se drejtoria do të angazhohet për zgjidhjen e statusit të tyre. Sipas drejtorit Agim Berisha, marrja e vendimeve nuk varet nga spitali por nga ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Financave.

“E drejta e tyre për protestë është e drejtë demokratike, por si grup është dashur të më njoftojnë. Unë pres brenda muajit të ardhshëm të zgjidhet kjo çështje”, tha Agim Berisha.

Infermierët dhe stafi teknik i spitalit paralajmëruan se do të vazhdojnë me protesta çdo ditë, deri në zgjidhjen e përhershme të statusit të tyre.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izraeli shkatërron qendrën e dializës në Gaza, OKB ngre alarm

Sulmet ajrore izraelite kanë shkatërruar të vetmen qendër të dializës Noura al-Kaabi Dialysis në Gazën veriore dhe më shumë se 50 palestinezë u vranë...

“Turp i gjallë” në Çarshinë e Shkupit – Mozaiku i figurave kombëtare i mbuluar nga mbeturinat

Një skenë shqetësuese është fotografuar në zemër të Çarshisë së Shkupit, përballë mozaikut monumental ku përjetësohen figurat më të ndritura të historisë shqiptare, si...

Bankat e vendit për tre muaj kanë përfituar mbi 72 milionë euro

“Më lind nënë me fat, që bankier të bëhem.” Kështu mund të interpretohet thënia popullore për kushtet në Maqedoni. Derisa ekonomia vazhdimisht ankohet se...

SKANDAL/ BDI: NPK Zhelinë, mbi 84.000 euro humbje në vitin 2024! (DOKUMENT)

Ka shpërthyer një skadnal në komunën e Zhelinës. Përpos komunsë së thuhet se është mbi 5 milionë euro borxh, sot dega e BDI-së Zhelinë...

Shkaku i Autobusit të Prishur – 100 Fëmijë nga Maqedonia e Veriut të Bllokuar në Shqipëri pas Kampionatit të Karatesë

Qafë Thanë, 1 qershor – Rreth njëqind karateistë të rinj nga Maqedonia kanë mbetur të bllokuar në Shqipëri për orë të tëra pasi autobusi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu