Haradinaj godet ashpër Kurtin pse po përzihet në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se “ndërhyrja” e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut është “shërbim i agjendës ruse dhe serbe”.

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se veprimi i Kurtit është rrezik dhe se kështu “prishet Ballkani”.

“Unë nuk mendoj që ka të bëjë fare me shqiptarët e Maqedonisë, Albini s’po shkon me ndihmu një krah, as nuk mundet me dobësu Ali Ahmetin sepse ai është politikan serioz. Ai po shkon vetëm me ja hap dyert Serbisë në kërkesat jolegjitime ndaj nesh e pastaj me na u lëshu në shpinë krejt aleatët tanë. Edhe pasi të shkon Kurti kan me na thanë kryeministri juaj ka bo fushatë në shtete fqinje”, tha Haradinaj në Pressing, transmeton Express.

“Është rrezik qa po bën. Agjenda serbe, agjenda ruse, sit kërkon Sveçla me shku në Preshevë është agjenda ruse”.

“Është agjenda e tyre destabilizimi i Maqedonisë, ndërhyrja prej shtetit në shtet e kryeministrave në fushata ja legjitimon Vuçiqit me shku në Mal të Zi te serbët e vet, ti je ka e prish Ballkanin”, tha ai.

“Shërbim i agjendës ruse dhe serbe”, ripërsëriti ai.

Ndër të tjera ai tha: “Duhet të kemi lidership që e don shtetin e jo vetën. Jo lidership që shkon me marrë foto për mi marrë votat”.

“Nëse ne mbesim në tavolinën e destabilizuesve do ta kemi problem”, us hpreh Haradinaj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dehari sërish për Kërçovën – BDI zyrtarizon edhe disa kandidatë për kryetarë komunash

Arbër Ademi ka dalë në paraqitje para mediave pas mbledhjes së BDI-së në Reçicë të Vogël dhe ka kumtuar edhe disa nga emrat e...

Inteligjenca kroate: Serbia e Rusia po destabilizojnë rajonin

Shërbimi i inteligjencës kroate ka hartuar një raport për sigurinë në rajonin e Ballkanit. Aty përmendet rasti i sulmit terroristë në Banjskë dhe projekti...

Vuçiq: Nuk do ta njoh vendimin për dënimin e Dodikut

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaron, se nuk do ta njohë vendimin gjyqësor për dënimin e udhëheqësit të serbëve të Bosnjes Milorad Dodik dhe...

Serbia i shiti më shumë municione Izraelit në 6 muajt e parë të 2025, sesa gjatë gjithë vitit të kaluar

Serbia i ka shitur më shumë municione Izraelit në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, sesa gjatë gjithë vitit të kaluar 2024, transmeton...

Zelensky: Mercenarë nga Kina, Pakistani dhe Afrika po luftojnë kundër trupave ukrainase

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka pretenduar se trupat ukrainase në verilindje të vendit po luftojnë kundër “mercenarëve” të huaj nga vende të ndryshme, përfshirë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu