Anëtarët e rinj të Antikorrupsionit sot do të japin deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit

Anëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot do të japin deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitreski, transmeton Portalb.mk.

Për kryetare të KSHPK-së u zgjodh Tatjana Dimitrovska, ekonomiste e diplomuar nga Shkupi dhe e punësuar në Entin Shtetëror pë Revizion, ndërsa për anëtar, gjyqtarja e Gjykatës Themelore Sofia Spasova Medarska, dy këshilltaret pe deritanishme në KShPK, Biljana Karakashova Shulev dhe Besnik Xhemaili, revizorët Zoran Bogoevski, Cveta Ristovska dhe Servet Demiri

Përbërja e re e KShPK-së u votua në Kuvend në dhjetor të vitit të kaluar.

Kujtojmë se biografitë e kandidatëve për anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit janë sekrete për publikun. Biografitë e printuara i morën vetëm anëtarët e komisionit që vendos për përzgjedhjen e tyre dhe anëtarët që i bënin intervistat.

Atyre u duhej të nënshkruanin një marrëveshje konfidencialiteti sepse biografitë përmbanin “të dhëna personale”. Mbetet e paqartë se pse këto të dhëna, si numri i vetëm amë i qytetarit, adresa e banimit apo numri i telefonit nuk u fshehën, pra nuk u fshinë dhe pastaj të njëjtat të publikoheshin në mënyrë që publiku të mund të shihte se cilët kandidatë pretendojnë të luftojnë kundër korrupsionit në katër vitet e ardhshme.

Nga ana tjetër intervistimi i kandidatëve, ndërsa në emër të transparencës, u transmetua në kanalin parlamentar, por për këtë transmetim nuk kishte asnjë njoftim, ndërsa kanali parlamentar nuk mund të rishikohet edhe pas transmetimit të programeve, siç është rasti me kanalet e tjera televizive. Për këtë shkak vihet në pikëpyetje se sa përzgjedhja e antikorrupsionerëve të ardhshëm ishte transparente, apo thjesht fshihet pas perdes së llogaridhënies.

Për përzgjedhjen e kandidatëve, reagim të ashpër pati nga sektori civil. Pas publikimit të rang-listës së kandidatëve për përbërjen e radhës të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), anëtarja e Komisionit për Selektim për Zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Komisionit Kundër Korrupsion Snezhana Kamilovska-Tërpovska bëri me dije se ka mendim të ndryshëm në lidhje me listën e përcaktuar në të cilën, sipas saj, vë në dukje votim të njëanshëm dhe të orkestruar nga anëtarët e tjerë të Komisionit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu