Miku i Faton Pecit dhe vëllai i sekretarit të MAPL’së fiton pozitë të lartë në AUV: A është në dijeni ministri në detyrë?

Abdullah Qelës, vëllait të Jeton Qelës, sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Administritmit dhe Pushtetit Lokal, që u emërua në pushtetin e Vetëvendosjes dyshohet se i është kurdisur konkursi në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë për pozitën e zyrtar i lartë për buxhet dhe financa.

Abdullah Qela, vëllai i Jeton Qelës, mikut të ministrit Faton Peci, nuk i duhet shumë kohë që të adaptohet në pozitën e re që pritet të fitojë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Nga konsulenti që momentalisht ka kontratë në Agjenci të Ushqimit dhe Veterinarisë, ai pritet të shkojë në Drejtorinë e Financave.

Periskopi ka deshifruar me dëshmi se si nga konsulenti që është punësuar fillimisht, Abdullah Qelës i është hapur pozita e punës në këtë agjenci që është nën ombrellën e Ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci.

Abdullah Qela në tetor të vitit 2023, kishte fituar kontratë në cilësinë e konsulentin në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë për periudhën kohore 36 muaj. Kontrata që Qela kishte fituar në AUV peshon mbi 20 mijë euro në institucionin që kujdeset për sigurinë ushqimore.
Periskopi merr vesh nga burime brenda Ministrisë së Bujqësisë se Qela momentalisht është duke kryer punën e depoistit, e jo për atë që ka fituar kontratën, si konsulent individual për shërbime në Fushën e Buxhetit dhe Kontabilitetit në Zyren e Financave.

Përkundër që Qela ka ende kontratë për konsulent në fushën e buxhetit, gjegjësisht depoistit, ai ka kaluar fazën e parë për tu rekrutuar në administratën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Në mesin e 19 kandidatëve që kanë rezultuar të suksesshëm i pari në listë është, Abdullah Qela, vëllai i sekretarit të MAPL-së, Jeton Qela.

Nuk është sekret që vëllezërit Qela janë miq të afërt të Ministritë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Gara është vetëm për një pozitë, megjithatë, për këtë pozitë kanë kandiduar gjithsejt 19

Më 17 prill është publikuar lista e verifikimit paraprak, që pas kësaj kandidatët i nënshtrohen testit me shkrim e pastaj intervistën me gojë.

Periskopi gjatë ditës së martë ka kontaktuar, Abdullah Qelën për të pyetur rreth konkursit dhe punën siç e ka fituar në AUV si konsulent individual. Por, i njëjti ka kërkuar që pyetjet t’i dërgojmë përmes email.

“A mundeni me m’shkru e-mail të lutem”, ka thënë Qela përmes telefonit.

Periskopi po atë ditë, i ka dërguar e-mail Qelës, por, i njejti deri në publikimin e artikullit nuk është përgjigjur.

Sërish, Periskopi të premten ka kontaktuar Qelën përmes telefonit, por i njëjti sërish nuk është përgjigjur pyetjeve tona rreth konkursit./Periskopi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

Anthony Joshua i përfshirë në aksident të rëndë në Nigeri — dy persona vdesin, ai i shëruar dhe në gjendje të qëndrueshme

LAGOS - Boksieri britanik me prejardhje nigeriane Anthony Joshua ka mbetur i lënduar lehtë pas një aksidenti fatal me makinë në Nigeri, ku dy...

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu